BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 12/93 f. 1
  • Të nisim studime biblike në shtëpi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të nisim studime biblike në shtëpi
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
  • Material i ngjashëm
  • Kërkohen më shumë studime biblike
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
  • Të drejtojmë studime biblike që bëjnë përparim​—Pjesa 1.
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
  • Si të mprehim aftësitë në shërbim?—Të demonstrojmë një studim biblik me librin Çfarë mëson vërtet Bibla?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2014
  • Të fillojmë studime me broshurën Çfarë kërkon?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
km 12/93 f. 1

Të nisim studime biblike në shtëpi

1 Një nga përvojat më të pëlqyeshme dhe shpërblyese për të krishterët e vërtetë është kur i mëson të vërtetën dikujt me anë të një studimi biblik në shtëpi. Megjithatë, ka disa që nuk marrin pjesë në këtë fazë të gëzuar të shërbimit sepse ndihen të paaftë për të filluar dhe drejtuar një studim biblik. Shumë lajmëtarë dhe pionierë të shkëlqyer, një herë e një kohë mendonin në këtë mënyrë. Megjithatë, duke besuar në Jehovain dhe duke zbatuar sugjerimet e fletushkës Shërbimi ynë i Mbretërisë, kanë mësuar të fillojnë dhe drejtojnë studime biblike dhe tani provojnë më shumë gëzim në shërbim. Ti mund të synosh të njëjtën gjë.

2 Duke përdorur mënyrën direkte dhe fletushkat: Një nga mënyrat më të thjeshta për të filluar studime është ajo direkte. Gjithçka që u nevojitet njerëzve është një ftesë e ngrohtë për të studiuar Biblën. Kjo mund të bëhet thjesht duke pyetur të zotin e shtëpisë: «A do t’ju pëlqente të studionit Biblën në shtëpinë tuaj dhe të rrisni njohurinë tuaj mbi Biblën dhe mbi qëllimin e Perëndisë për tokën?» Ose mund t’i thuash të zotit të shtëpisë se do të të pëlqente t’i tregoje se si mbahet një studim biblik. Edhe pse shumë do ta refuzojnë këtë ofertë, mendo për gëzimin që provohet kur ndonjë pranon!

3 Një mënyrë tjetër për të filluar studime biblike është përdorimi i fletushkave. Megjithëse janë të vogla, ato përmbajnë një mesazh të fuqishëm dhe bindës. Si mund të fillohet një studim me një fletushkë? Thjesht, duke i dhënë të zotit të shtëpisë një fletushkë që të duket e përshtatshme për të. Pastaj ftoje të zotin e shtëpisë të lexojë me ty paragrafin e parë. Konsidero vargjet e cituara dhe shpjego se çfarë lidhje kanë me materialin. Në vizitën e parë mund të trajtosh vetëm dy paragrafë. Dora-dorës që i zoti i shtëpisë e kupton se po mëson informacione interesante biblike mund ta zgjasësh kohën e bisedës.

4 Duke përdorur vetëm Biblën: Disa herë ndonjë person është i gatshëm të flasë mbi Biblën, por nuk dëshiron të pranojë një studim formal apo të përdorë një nga botimet tona. Njëlloj mund të nisësh dhe të drejtosh një studim biblik duke përgatitur biseda interesante biblike të bazuara nga pjesë të librit Të jetosh përgjithmonë, por duke përdorur vetëm Biblën kur viziton të interesuarin. Këto biseda mund të zgjasin 15-20 minuta ose më shumë, sipas rrethanave. Nëse e bën rregullisht dhe ndjek një mënyrë progresive për të mësuar të vërtetat biblike, ke filluar një studim dhe mund të bësh raport. Në momentin e përshtatshëm mund të paraqesësh librin Të jetosh përgjithmonë dhe të drejtosh një studim biblik formal.

5 Përveç shfrytëzimit të mundësive në shërbimin në fushë, a je përpjekur të fillosh studime biblike me të afërm, të njohur apo familjarë? Vallë, a ke provuar ta bësh kohë më parë? Përse nuk e provon përsëri? Nëse një mënyrë nuk ka funksionuar, a ke menduar të provosh një tjetër?

6 Mund të kesh sukses për të filluar studime nëse zbaton sugjerimet, nëse ke durim në shërbimin në fushë dhe beson në bekimin e Jehovait. Mos e nënvlerëso kurrë fuqinë e së vërtetës dhe ndihmën që jep Jehovai. Le të rritet gëzimi yt në shërbim, duke nisur dhe drejtuar studime biblike në shtëpi.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo