Mbledhje kuptimplote për shërbimin në fushë
1 Tek Luka 10:1-11, gjejmë raportin mbi mbledhjen që mbajti Jezui me 70 dishepujt e rinj të caktuar, për t’i ndihmuar ata të përgatiteshin për shërbimin në fushë. Ai u siguroi udhëzime të veçanta për t’i ndihmuar që të organizoheshin, i përgatiti për atë që do të thoshin dhe u mor me situatat e vështira. Ne mund të mësojmë duke shqyrtuar këtë raport.
2 Është e qartë se të 70 dishepujt ishin të pranishëm në mbledhjen me Jezuin. Harxhohet shumë kohë tek mbledhjet për shërbim nëse disa individë zakonisht vijnë vonë. Ardhja e tyre me vonesë, bën të nevojshme riorganizimin e grupeve si dhe caktimin e territoreve. Kjo shpesh shkakton që i tërë grupi të vonohet. Secili nga ne duhet të bëjë ç’është e mundur për të arritur në kohë dhe të jetë i gatshëm të shkojë pa u vonuar në territor.
3 Jezui i dha grupit një temë të veçantë për ta përdorur si bisedë, d.m.th., «mbretërinë e Perëndisë». (Luka 10:9) Ne jemi caktuar të predikojmë të njëjtin mesazh dhe zakonisht duhet të vlerësojmë disa sugjerime ndihmëse, të cilat mund t’i përdorim. Drejtuesi mund t’u referohet hyrjeve dhe teksteve të shkrimeve të përshtatshme, që mund të përdoren në situata të ndryshme. Një rishqyrtim i shkurtër i një ose dy prezantimeve mund të na ndihmojë të kemi diçka në mendje për të thënë, na jep mundësinë për të folur me më tepër besim në dyer.
4 Jezui nuk u tha dishepujve vetëm se çfarë të thoshin por edhe si ta thoshin atë. (Luka 10:5, 6) Çdo javë, demonstrimet që paraqiten në programin e mbledhjeve për shërbim na tregojnë se si të shprehemi në mënyrë sa më të efektshme. Drejtuesi mund të përmbledhë atë që është paraqitur në mbledhjen e fundit dhe të japë sugjerime se si mund të përdoret në shërbim gjatë kësaj dite. Një demonstrim i shkurtër për të paraqitur një shkrim të thjeshtë, mund të na ndihmojë të përqendrojmë mendimet tona dhe t’i shprehim ato me fjalë.
5 Jezui gjithashtu i këshilloi dishepujt për sjelljen e tyre personale. (Luka 10:7, 8) Në mënyrë të ngjashme, drejtuesi mund të na japë udhëzime për të na ndihmuar të shmangim çdo gjë që mund të na largojë nga vepra jonë. Ai mund të na paralajmërojë për grumbullimet në rrugë ose në lidhje me kohën e harxhuar duke debatuar me ata që kundërshtojnë. Mund të na kujtojë se duhet të mbajmë shënime të sakta shtëpi më shtëpi ose të vëmë në dijeni pronarin e shtëpisë për pranimin e kontributeve për veprën botërore. Prindërve mund t’u kujtohet që të mbikëqyrin me kujdes fëmijët e tyre.
6 Të 70 dishepujt bashkëvepronin sipas udhëzimeve të Jezuit, dhe pastaj «ktheheshin me gëzim» (Luka 10:17) Nëse veprojmë sipas udhëzimeve që bëhen në mbledhjet për shërbim, edhe ne mund të kemi më tepër gëzim në predikimin e mesazhit të Mbretërisë.—Vep. 13:48, 49, 52.