Kutia e pyetjes
◼ Çfarë vëmendje u duhet kushtuar materialeve që përdorim në veprën e dëshmisë?
1 Megjithëse mund të ketë në mendje një prezantim të përshtatshëm të Shkrimit, një lajmëtar i lajmit të mirë mund të jetë i papërgatitur kur i duhet ta përdorë materialin që ka. Kur ndodhet në derë mund të mos e ketë literaturën e fundit për të ofruar. Revistat, broshurat dhe fletushkat në çantën e tij të shërbimit mund të jenë të zhubrosura apo të grisura. Mund të mos jetë në gjendje të gjejë një laps apo një shënim mbi regjistrimin nga shtëpia në shtëpi, për shkak të mospërgatitjes siç duhet të çantës së tij. Është e rëndësishme t’i kushtosh vëmendje të kujdesshme materialeve të tua përpara se të marrësh pjesë në shërbimin në fushë.
2 Çfarë duhet të përmbajë një çantë shërbimi e pajisur mirë? Bibla është kryesore. Përfshi bllokun e shënimeve për shërbimin shtëpi më shtëpi. Sigurohu se e ke me vete botimin që është karakteristik për muajin. Gjithashtu janë të nevojshme edhe numrat e fundit të revistave, fletushkave dhe broshurave. Mbajtja me vete e fletushkës më të fundit të Shërbimi Ynë i Mbretërisë, do t’ju lejojë të rishikoni prezantimet e sugjeruara përpara se të shkoni në derë. Kur punoni në territore ku ka të ngjarë të takoni njerëz që flasin një gjuhë të huaj, do të jetë mirë të keni me vete broshurën Lajmi i mirë për të gjitha kombet. Gjithashtu, mbajtja e një kopjeje të një prej botimeve tona të caktuara për të rinjtë, do t’ju ndihmojë që të jeni të përgatitur për t’u folur adoleshentëve.
3 Çdo gjë që përdoret duhet të jetë e vendosur në mënyrë të rregullt në çantën tuaj. Sa për çantën, nuk është e thënë që të jetë e re, por të jetë e pastër dhe në gjendje të mirë. Çanta jote e shërbimit është një nga pajisjet që përdoret në shpalljen e lajmit të mirë. Mbaje atë në një gjendje të rregullt.