Kujto përdorimin e broshurave
Kur japim dëshmi nga shtëpia në shtëpi ose në mënyrë joformale, shpesh biseda sillet rreth një argumenti të trajtuar në njërën prej broshurave tona të bukura. Duhet ta kemi parasysh të gjithë veçanërisht kur ofrojmë Kullën e Rojës gjatë korrikut dhe gushtit. Duke marrë gjithmonë me vete, përveç revistave që do të ofroni në shërbim edhe broshura të ndryshme, do të keni me vete gjithçka që ju nevojitet për të dhënë një dëshmi të efektshme. Në korrik dhe në gusht ndihuni të lirë për të përdorur çfarëdo broshure së bashku ose në vend të revistave që do të prezantoni.—Krahaso Proverbat 15:23.