BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 6/95 f. 2
  • Kutia e pyetjes

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kutia e pyetjes
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
  • Material i ngjashëm
  • T’i japim zemër njëri-tjetrit në mbledhje
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2023 (Për studim)
  • Lëvdo Jehovain në kongregacion
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2019
  • T’i japim lavdi Jehovait «në mes të kongregacionit»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
  • Të ndërtojmë njëri-tjetrin duke komentuar në mbledhje
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
km 6/95 f. 2

Kutia e pyetjes

◼ Si mund të bëjmë komente më të efektshme në mbledhje?

Ne presim me padurim që të mblidhemi së bashku në mbledhjet javore të kongregacionit. Atje kemi mundësi të shprehim besimin tonë dhe të inkurajojmë të tjerët me komentet që bëjmë. (Prov. 20:15; Hebr. 10:23, 24) Ne duhet t’i shohim komentet si një privilegj dhe të përpiqemi të kemi një pjesëmarrje të rregullt. Si mund ta bëjmë këtë me më shumë efekt­shmëri?

Përgatitja është hapi i parë. Është e rëndësishme që ta lexojmë materialin dhe të meditojmë mbi të që më parë. Përpiqu të kapësh frymën e asaj që paraqitet. Megjithëse subjekti mund të jetë diskutuar në të kaluarën, shiko për ndonjë zgjerim apo shtim të pikave që janë paraqitur. Mbaj në mendje temën e përgjith­shme të materialit. Kur përgatit komentet nga një botim që trajton argumente të thella nga Bibla, të tillë si libri Të bashkuar në adhurim, përpiqu të shohësh se si një varg i veçantë ka lidhje me vargjet e tjera në kontekst. Duke ndjekur këto sugjerime do të nxitësh shkathtësinë tënde të të menduarit. Ajo do të të ndihmojë të përgatitësh komente të mira dhe të gjesh gëzim në pjesëmarrjen tënde.

Komentet më të mira janë të për­mbledhura, të shprehura thjeshtë dhe të bazuara në botimin që studiohet. Komenti i parë duhet t’i përgjigjet drejtpërdrejtë pyetjes, duke lënë pika të tjera për komente të mëtejshme. Shmang përgjigjet e gjata e të shkëputura që hanë tepër kohë dhe që pengojnë të tjerët të komentojnë. Shprehu me fjalët e tua, në vend se ta lexosh komentin tënd fjalë për fjalë nga botimi. Komentet ndihmëse mund të përfshijnë pika që janë marrë në shkrimet e cituara. Dëgjo me kujdes se çfarë thonë të tjerët kështu që mund të shmangësh çdo përsëritje të panevojshme.

Është mirë që ta ngresh dorën disa herë, por jo në çdo paragraf. Ne i ftojmë të rinjtë që të marrin pjesë me komente. Nëse ngurron të komentosh, mund t’i bësh të ditur drejtuesit që më parë se mbi cilin paragraf do të të pëlqente të komentoje dhe ka mundësi që ai të të japë një rast për të bërë kështu.

Të gjithë ne duhet të bëjmë një përpjekje të ndershme që të kemi diçka për të ndarë në mbledhjet e kongregacionit që bëhen me pjesëmarrjen e auditorit. Mos harro, suksesi i mbledhjeve të tilla varet në një masë të madhe nga gatishmëria jonë dhe nga efektshmëria në komente.​—Psal. 26:12.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo