Përdore mirë kohën tënde
1 Jehovai është i vetëdijshëm për kohën. Ai do që edhe ne të jemi të vetëdijshëm për kohën. Përmes organizatës së tij na ndihmon që të jemi të vetëdijshëm për kohën. Ne jemi gjithmonë të nxitur që të kemi «shumë për të bërë në veprën e Zotërisë». (1. Kor. 15:58, BR) Në këtë mënyrë, mund të jemi më të efektshëm në shërbimin e Jehovait.
2 Secili nga ne ka të njëjtën sasi kohe çdo javë—168 orë. Si do ta përdorim kohën tonë? A tregojmë se me të vërtetë e dimë se në çfarë kohe jemi nga këndvështrimi i Jehovait? A jemi të shpërqendruar nga veprimtari jo të rëndësishme?
3 Është e rëndësishme që të jemi të organizuar mirë. Shumë përpiqen të mbajnë një listë përparësish. Çdo gjë është radhitur për nga rëndësia që ka. Si mund të jesh i vendosur? Bibla thotë se një burrë duhet «të shohë të mirë për gjithë punën e tij të rëndë». (Eklis. 3:13, BR) Disa punë japin rezultate më të mira se të tjerat. Konsidero rezultatet që do të japë secila. A do të më japë dobi domethënëse përfundimi i punës? A «shikon të mirë» në punën tënde të rëndë? Nëse jo, mund të mos jetë një punë e një përparësie të lartë.
4 Në shërbimin tonë: Ne kemi çmueshmëri kur të tjerët vijnë në mbledhjen për shërbim në kohë, kur dëgjojnë me kujdes udhëzimet dhe nisen menjëherë për në territor. Ne do të preferonim më mirë të shkonim në predikim sesa të prisnim. Është e qartë se Pavli kishte një ndjenjë të fortë mbi nevojën për të pasur një rregull të mirë, kur shkroi: «Por të gjitha të bëhen sikur ka hije dhe me rregullsi.»—1. Kor. 14:40.
5 Kur jemi në shërbimin në fushë, mund të humbim kohë të çmueshme në ndonjë bar. Megjithatë, kur kushtet e motit janë të këqija, një pushim do të na çlodhte dhe do të na ndihmonte për të vazhduar. Megjithatë, shumë veta preferojnë të jenë të zënë duke u dhënë dëshmi njerëzve dhe duke lënë shoqërinë me vëllezërit që janë në bar gjatë kohës që ata janë veçuar për shërbim. Nevojitet drejtpeshim.
6 Bibla thotë: «Madje edhe lejleku . . . i njeh stinët e tij [kohët e caktuara të tij, (BR)]» për t’u kthyer dhe milingona «e gjen ushqimin në verë» me qëllim që të jetë gati për dimrin. (Jer. 8:7; Prov. 6:6-8) Ky është çelësi i përdorimit të mirë të kohës. Edhe ne «duhet të dimë kohët tona të caktuara». Pa qenë tepër të rreptë, ne duhet të jemi të vetëdijshëm për kohën. Duhet të dimë jo vetëm se çfarë kemi për të bërë por edhe se kur duhet bërë. Ne duhet ta bëjmë shprehi që t’i bëjmë planet me mend në kokë, duke marrë parasysh shtyrjet e mundshme. Gjithashtu, duhet të jemi të gatshëm të zvogëlojmë disa veprimtari për të marrë kohë për gjëra më të rëndësishme, të tilla si përgatitja për mbledhje, shërbimi në fushë dhe veprimtari të tjera teokratike.
7 Ne duam të jemi si Ati ynë qiellor, Perëndia Jehova, i cili na mëson se «për çdo gjë ekziston një kohë e caktuar». (Eklis. 3:1, BR) Duke e përdorur mirë kohën tonë, ne mund të ‘përmbushim plotësisht shërbesën tonë’.—2. Tim. 4:5.