Rivizita me një qëllim
1 Kur bën një rivizitë, duhet të përpiqesh të përdorësh një shkrim që do të rritë njohurinë e personit mbi subjektin biblik që ke trajtuar më parë.
2 Një nga synimet që rivizitojmë ata që kanë marrë revista është vendosja e një itinerari revistash. Mund të jetë i efektshëm një prezantim i thjeshtë si ky:
◼ «Shpresoj se ju ka pëlqyer artikulli i Kullës së Rojës që ju lashë, i cili shpjegonte se përse duhet të kemi frikë Perëndie. Sot, ju kam sjellë një artikull nga revista Kulla e Rojës e cila bën pyetjen: ‘A sundon Perëndia mbi botën?’ Është një pyetje interesante, apo jo?» Mund të vazhdosh duke thënë: «Bibla thotë se Perëndia ka interes të vërtetë për mirëqenien tonë të përhershme. [Lexo Gjoni 3:16]. Ju lutem pranoni këtë revistë dhe inkurajohuni nga shpresa e fortë që ofron Fjala e Perëndisë.» Pastaj shpjegoji se do të kthehesh për të sjellë numrat e fundit dhe ndoshta të bisedosh më tej se çfarë ka premtuar Perëndia për njerëzimin e bindur. Mos harro se çdo herë që dorëzon revistën, mund të shënosh një rivizitë në raport.
3 Nëse ke lënë artikullin «Ç’është e vërteta?» (Kulla e Rojës, 1 tetor), mund të thuash:
◼ «Ndër të vërtetat e shprehura në Bibël gjendet edhe premtimi i një bote pa luftë. Si do të ishte jeta këtu në tokë nëse nuk do të ekzistonin më luftërat? [Lëre të përgjigjet.] Le të të tregoj se çfarë ka premtuar Perëndia për të bërë.» Lexo Psalmin 37:10, 11 dhe përshkruaj se si do të jenë gjërat kur të bëhet vullneti i Perëndisë këtu në tokë. Kujtoji personit se për çfarë i mësoi Jezui dishepujt e tij që të luteshin siç është regjistruar në Mateun 6:9, 10. Ndihmoje atë të arsyetojë mbi domethënien e fjalëve të Jezuit. Nëse ka interes të vërtetë mund t’i ofrosh një pajtim në Kullën e Rojës dhe të marrësh takim për t’u kthyer që të vazhdosh më tej bisedën.
4 Duke përdorur një formë tjetër, ti mund të fillosh në këtë mënyrë:
◼ «Herën e fundit që ju vizitova diskutuam se ç’është e vërteta. Pa dyshim, siç e keni vërejtur në artikullin e Kullës së Rojës të 1 tetorit, shumë mendojnë se e vërteta është relative dhe se e vërteta absolute nuk mund të gjendet. Por, çfarë mendoni ju se thotë Bibla mbi këtë argument? [Lëre të përgjigjet.] Vëre se çfarë thotë tek Gjoni 8:32.» Shpjegoji se si marrja e njohurisë mund të na çojë në jetën e përhershme. Në këtë pikë mund t’i ofrosh një studim biblik në shtëpi ose të marrësh takim për një bisedë tjetër biblike.
5 Fillimi i një studimi biblik është një synim i rëndësishëm në shërbimin tonë. Ndoshta i ke bërë disa vizita një personi që ka pranuar revistat. Përse të mos përpiqesh për të bërë në vizitën tjetër këtë prezantim?:
◼ «Njerëzit kanë shumë ide të ndryshme mbi fenë dhe vlerën e saj në jetën moderne. Ekzistojnë besime që bien në kundërshtim me atë se përse Perëndia e ka lejuar ligësinë ose përse plakemi dhe vdesim. Disa njerëzve do t’u pëlqente të dinin se si të luten dhe të dëgjohen nga Perëndia.» Hap një nga botimet tona të studimit që mendon se do t’i interesojë të zotit të shtëpisë dhe trego shkurtimisht se si drejtohet një studim biblik.
6 Jehovai është një Perëndi i qëllimit. Le ta imitojmë atë gjatë tetorit duke bërë rivizita me një qëllim.