BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 8/97 f. 2
  • Nxirr më të mirën nga shkolla

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Nxirr më të mirën nga shkolla
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
  • Material i ngjashëm
  • A duhet ta lë shkollën?
    Të rinjtë pyesin ... Përgjigje praktike
  • Arsimi me një qëllim
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
  • Arsimimi dhe synimet tona frymore
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
  • A ta lë shkollën?
    Zgjohuni!—2010
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
km 8/97 f. 2

Nxirr më të mirën nga shkolla

1 Tani është koha kur shumë të rinj pyesin: «Kaq shpejt duhet të kthehem në shkollë?» Megjithëse rikthimi në shkollë mund të paraqesë disa sfida dhe shqetësime, ka edhe shumë dobi për t’u fituar nga të rinjtë që i dedikohen asaj që të mund të nxjerrin më të mirën nga arsimimi i tyre.

2 Një arsimim i mirë themelor mund të kontribuojë në përparimin frymor të një personi. Ajo që bën një person gjatë rinisë së tij ka një lidhje të ngushtë me atë që mund të kryejë ai si i rritur. Madje edhe në çështjen e shkollimit, «ç’të mbjellë njeriu, atë edhe do të korrë». (Gal. 6:7) Të rinjtë, të cilët studiojnë me zell mësimet e tyre shkollore mund të fitojnë aftësi që do t’i bëjnë ata më të dobishëm për Jehovain.

3 Kërkohet të mendohet që më përpara me kujdes për të bërë një zgjedhje të drejtë të lëndëve që do të ndiqen në shkollë. Prindërit duhet t’i ndihmojnë fëmijët e tyre për të përzgjedhur atë lëndë shkollore që u ofron stërvitjen më praktike, në mënyrë që të arrijnë synimet frymore në jetë. Duke zhvilluar aftësitë e tyre, të rinjtë do të kenë përparësinë e qenies të aftë për të mbajtur veten e tyre në veprën e pionierit. Arsimimi i tyre themelor duhet t’i ndihmojë ata që të lavdërojnë Jehovain, pavarësisht se ku shërbejnë.

4 Të rinj, përpiquni të nxirrni më të mirën nga vitet tuaja shkollore. Duke bërë këtë, përqendrohuni në bërjen e një jete me kuptim dhe të kënaqshme në shërbimin e shenjtë, në vend se të ndiqni një karrierë botërore. Përpiquni ta përdorni jetën tuaj për të bërë vullnetin e Jehovait. Në këtë mënyrë do ta bëni të suksesshme rrugën tuaj, për lavdinë e Jehovait.​—Psal. 1:3.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo