Si reagon ndaj apatisë?
1 Apatia është një mungesë ndjenjash apo emocionesh, një mungesë interesi apo preokupimi. Ajo është një prej qëndrimeve më të zakonshme dhe më të vështira që ndeshim në shërbim. Si reagon ndaj saj? A ka shkaktuar ajo që të ngadalësosh shërbimin tënd? Si mund ta kapërcesh atë, kështu që të arrish njerëzit me mesazhin e Mbretërisë?
2 Së pari, përcakto përse njerëzit në territorin tënd janë apatikë. Mos vallë janë të zhgënjyer nga udhëheqësit e tyre politikë dhe fetarë? A mos mendojnë se nuk ka zgjidhje për problemet që ndeshin? A mos janë skeptikë rreth premtimeve për diçka më të mirë? Mos nuk janë të gatshëm për të menduar rreth çështjeve frymore po të mos shohin menjëherë dobi konkrete?
3 Nxirr në pah shpresën e Mbretërisë: Nuk ka problem që Mbretëria nuk do ta zgjidhë. Kështu kur është e mundur, ne duhet të flasim rreth premtimeve të Mbretërisë, duke iu referuar deklaratave kryesore biblike, edhe nëse nuk është e mundur apo praktike për të treguar një shkrim nga Bibla. (Hebr. 4:12) Megjithatë, si mund t’i çojmë bisedat në atë pikë?
4 Njerëzit duhet të kuptojnë qëllimin e vizitës sonë. Ata duhet të kuptojnë se ne jemi atje nga dashuria për njerëzit e afërt dhe preokupimi për banorët e zonës. Mund të bëjmë një pyetje të menduar mirë të tillë si: «Cila mendoni se është zgjidhja e [një problem që prek zonën tuaj]?» Nëse kjo hyrje nuk jep rezultat, provo një tjetër.
5 Në një territor shumë të pasur ku pronarët e shtëpive ishin indiferentë ndaj mesazhit të Mbretërisë, lajmëtarët përpiqeshin të gjenin një hyrje që të rriste interesin. Kur prezantoi librin Njohuria, një çift provoi këtë hyrje: «A e mendoni se për të pasur sukses sot në botë është i rëndësishëm një arsimim i mirë? A jeni dakord se një arsimim i gjithanshëm duhet të përfshijë njohurinë për Biblën?» Në një pasdite ata lanë tre libra, një prej të cilëve një gruaje, që më vonë tha se kishte lexuar të gjithë librin Njohuria dhe kishte rënë dakord për një studim biblik.
6 Kur ndesh apatinë, provo hyrje të ndryshme, bëj pyetje që nxitin të menduarin dhe mbështetu në fuqinë e Fjalës së Perëndisë. Kështu, mund të jesh në gjendje për të ndihmuar të tjerët, që të përqafojnë shpresën e mrekullueshme të Mbretërisë.