Përdori broshurat që të tërheqësh mendjen dhe zemrën
1 E vërteta biblike duhet prezantuar në një mënyrë që të tërheqë mendjen dhe zemrën. Kur ua shpjegonte të vërtetën dëgjuesve të tij, Jezui zgjidhte argumente që u interesonin dhe që i nxitnin ata. (Luka 24:17, 27, 32, 45) Në një masë të madhe, suksesi në shërbimin tonë varet nga përpjekjet që bëjmë për të dalluar nevojat frymore të dëgjuesve tanë.
2 Broshurat mund të jenë një mjet i efektshëm për të arritur mendjen dhe zemrën e atyre që takojmë në shërbim. Mendo që më përpara se cili person mund t’i përgjigjet mesazhit që përmban secila nga broshurat që prezantohen në gusht:
—A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne? Njerëzit që vuajnë ekonomikisht apo që kanë përjetuar tragjedi në jetë do ta çmonin këtë mesazh ngushëllues mbi një të ardhme të lirë nga vuajtja.
—Cili është qëllimi i jetës: Si mund ta gjesh? Të rinjtë që po mendojnë seriozisht mbi të ardhmen e tyre, do të nxjerrin dobi nga përgjigjet me bazë biblike që gjenden në këtë broshurë.
—Kur të vdes një njeri i dashur. Shumë drejtues funeralesh e çmojnë që të kenë në dorë një kopje të kësaj broshure, për familjet që janë në zi. Lajmëtarët që dëshmojnë te varrezat, e përdorin këtë broshurë për të ngushëlluar ata që mbajnë zi. Dy motra, iu afruan një familjeje prej shtatë vetash që po luteshin te një varr. Si rezultat i ndarjes së mesazhit ngushëllues nga broshura, të nesërmen me nënën u fillua një studim biblik!
—A duhet të besosh në Trinitet? Një person shumë fetar mund t’i përgjigjet të vërtetës që gjendet në këtë demaskim të dokumentuar mirë të doktrinës themelore të të ashtuquajturit krishterim.
3 Njihu me secilën broshurë dhe përcakto se si mund ta përdorësh atë në mënyrën më të mirë në territorin tënd. Për prezantimet e sugjeruara, shiko numrin e kaluar të Shërbimi ynë i Mbretërisë, korrik, 1998. Jehovai i bekoftë përpjekjet tuaja për të arritur si mendjen, ashtu edhe zemrën e njerëzve!—Mar. 6:34.