BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 6/99 f. 1
  • A shohim vetëm pamjen e jashtme?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A shohim vetëm pamjen e jashtme?
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
  • Material i ngjashëm
  • Njerëz të çdo lloji do të shpëtojnë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
  • Mos gjyko nga pamja e jashtme
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2018
  • «Jehovai sheh zemrën»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Të imitojmë drejtësinë e Jehovait
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
km 6/99 f. 1

A shohim vetëm pamjen e jashtme?

1 Ndërsa kryejmë shërbimin tonë publik, përshtypja e parë që na krijojnë disa njerëz, mund të na bëjë që të ngurrojmë të ndajmë me ta lajmin e mirë. Për shembull, si do të reagonim nëse një person me pamje të egër do të na shikonte gjithmonë me dyshim, sa herë që vizitonim fqinjin e tij që ka treguar interes për të vërtetën? Një motër pioniere që e provoi një gjë të tillë, vendosi t’i afrohej personit dhe të fliste me të. Ai iu përgjigj vrazhdë, por çuditërisht e dëgjoi mesazhin nga Bibla dhe disi i prekur pranoi të studionte. Duke qenë se motra nuk gjykoi nga pamja e jashtme, këtij burri dhe gruas së tij iu hap rruga për të mësuar të vërtetën.

2 Një motër tjetër, në fillim kishte frikë nga paraqitja e jashtme e një të riu me flokë të gjata, por ngulmoi duke i dhënë dëshmi shkurtimisht sa herë që ai vinte në dyqanin ku ajo punonte. Përpjekjet e saj dhanë fryt dhe i riu tani është një Dëshmitar i pagëzuar. Çfarë do të na pengojë që të mos nxjerrim nxitimthi përfundimin se persona të tillë nuk do t’i përgjigjen mesazhit të Biblës?

3 Të imitojmë shembullin e Jezuit: Jezui e dinte se do ta jepte jetën për çdo njeri. Kështu që nuk u pengua nga pamja e jashtme e të tjerëve. Ai e kuptonte se edhe ata me një reputacion të papëlqyeshëm, mund të ishin të gatshëm të ndryshonin nëse u jepej ndihma dhe nxitja e duhur. (Mat. 9:9-​13) Ai u përpoq të ndihmonte njëlloj si të pasurit, ashtu edhe të varfrit. (Mat. 11:5; Mar. 10:17-​22) Le të mos i gjykojmë njerëzit që takojmë në shërbim nga pamja e tyre e jashtme, duke u bërë të verbër ndaj asaj që mund të jetë një gjendje e mirë e zemrës! (Mat. 7:1; Gjoni 7:24) Çfarë mund të na ndihmojë që të imitojmë shembullin e shkëlqyer të Jezuit?

4 Me anë të studimit të Biblës, ne kemi arritur të çmojmë faktin që Fjala e Perëndisë ka fuqi për të ndryshuar mënyrën e të menduarit, sjelljen dhe personalitetin e një personi. (Efes. 4:22-24; Hebr. 4:12) Prandaj, duhet të mbajmë një qëndrim pozitiv dhe ta lëmë pjesën tjetër në duart e Jehovait, Atij që lexon zemrën.​—1. Sam. 16:7; Vep. 10:34, 35.

5 Ndarja me paanësi e lajmit të mirë me njerëzit e çdo lloji, pavarësisht nga pamja e tyre e jashtme, i kontribuoftë veprës së madhe të korrjes në këto ditë të fundit!​—1. Tim. 2:3, 4.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo