BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 12/99 f. 1
  • Të imitojmë paanshmërinë e Jehovait

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të imitojmë paanshmërinë e Jehovait
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
  • Material i ngjashëm
  • A po e imiton Perëndinë tonë të paanshëm?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Jehovai është i afrueshëm dhe i paanshëm
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Të arrijmë edhe më shumë njerëz me lajmin e mirë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Të tregojmë interes personal: Duke predikuar me paanësi
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
km 12/99 f. 1

Të imitojmë paanshmërinë e Jehovait

1 Jehovai interesohet për njerëzit. Ai pranon me paanësi këdo që bën vullnetin e tij. (Vep. 10:34, 35) Jezui, ngjashëm Perëndisë, ishte i paanshëm kur u predikonte njerëzve. (Luka 20:21) Ne duhet të imitojmë shembullin e tyre, siç bëri Pavli, i cili shkroi: «Është i njëjti Zotëri mbi të gjithë, i cili është i pasur kundrejt të gjithë atyre që e thërrasin.»​—Rom. 10:12, BR.

2 Duke i shpallur lajmin e mirë çdo personi që takojmë, ne i sjellim lavdi Perëndisë. Ne duhet të vazhdojmë ta ndajmë këtë mesazh të mrekullueshëm me të tjerët, pavarësisht nga raca, pozita shoqërore, arsimimi, ose gjendja financiare që ata kanë. (Rom. 10:11-13) Kjo do të thotë t’u predikosh atyre që do të dëgjojnë: burra, gra, të rinj e të moshuar. Ne duhet të trokasim në çdo derë, për t’i dhënë çdo pronari shtëpie mundësinë për të dëgjuar të vërtetën.

3 Të tregojmë interes për çdo person: Synimi ynë është që të kontaktojmë këdo që mundim. Me këtë në mendje, disa lajmëtarë kanë pasur sukses duke u dhënë dëshmi personave në zyrat e mjekëve, në spitale, në azile, në zyrat e qendrës së ndihmës sociale dhe në qendrat e riaftësimit. Veç kësaj, lajmëtarët u kanë dhënë dëshmi sipërmarrësve të varrimeve, mbikëqyrësve dhe këshilltarëve të shkollave, si edhe gjykatësve. Kur u afrohemi nëpunësve, është e përshtatshme që të shprehim çmueshmërinë për shërbimet e dobishme që bëjnë në zonë. Të jemi të respektueshëm dhe të zgjedhim artikuj të kohës që kanë të bëjnë veçanërisht me llojin e punës së tyre dhe me problemet që lidhen me të.

4 Në një rast, një motër arriti të fliste me një gjykatës në zyrën e tij. Pas një bisede të gjallë, ai bëri vetë këtë koment: «A e di se çfarë më pëlqen te Dëshmitarët e Jehovait? Ata kanë parime të bazuara mirë prej të cilave nuk devijojnë.» Këtij personi me influencë iu dha një dëshmi e shkëlqyer.

5 Ne nuk mund të lexojmë zemrat e njerëzve. Por, duke folur me këdo që takojmë, ne tregojmë besimin që kemi në aftësinë e Perëndisë për të drejtuar veprën tonë. Veç kësaj, kjo gjë u jep njerëzve privilegjin për të dëgjuar dhe për t’iu përgjigjur këtij mesazhi shpresëdhënës. (1. Tim. 2:3, 4) Le ta përdorim me mençuri kohën dhe të përpiqemi të imitojmë paanshmërinë e Jehovait, duke arritur të gjithë njerëzit që mundim me lajmin e mirë!​—Rom. 2:11; Efes. 5:1, 2.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo