Kutia e pyetjes
◼ Kush duhet të marrë një distinktiv të kongresit krahinor?
Distinktivët e kongresit, mund të jenë një ndihmë e madhe për të identifikuar vëllezërit tanë dhe për të njoftuar kudo për kongresin. Megjithatë, ata nuk duhen shpërndarë në mënyrë të pamatur. Distinktivët e identifikojnë mbajtësin si një person që ka një qëndrim të miratuar në një nga kongregacionet e Dëshmitarëve të Jehovait.
Distinktivi ka hapësirë për të shkruar emrin e individit, si edhe emrin e kongregacionit. Prandaj, pritet që personi të jetë shoqëruar në një masë të arsyeshme me kongregacionin që ka shënuar në distinktiv. Shoqata i dërgon një sasi distinktivësh secilit kongregacion. Do të ishte e përshtatshme t’i jepej një distinktiv çdo lajmëtari të pagëzuar dhe të papagëzuar. Po ashtu, një distinktiv mund të marrin edhe fëmijët si edhe personat e tjerë që ndjekin rregullisht mbledhjet e kongregacionit dhe që po bëjnë progres drejt fillimit si lajmëtarë. Nuk do të ishte e përshtatshme që t’i jepej distinktivi i kongresit një personi të përjashtuar.
Kur distinktivët të jenë në dispozicion, pleqtë duhet të shohin nëse ato po shpërndahen në përputhje me këto udhëzime.