BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 11/00 f. 3
  • Kutia e pyetjes

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kutia e pyetjes
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
  • Material i ngjashëm
  • Mos harroni ata që janë joaktivë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
  • Kutia e pyetjes
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
  • ‘Kthehu tek unë’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2020 (Për studim)
  • Ndihmojini të kthehen pa vonesë!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
km 11/00 f. 3

Kutia e pyetjes

◼ Si mund të ndihmohet një person i cili ka qenë joaktiv për një kohë të gjatë, që të kualifikohet përsëri si një lajmëtar i lajmit të mirë?

Kur një person joaktiv tregon se ka një dëshirë të sinqertë për t’i shërbyer Jehovait, ky është një shkak për gëzim. (Luka 15:4-6) Ka të ngjarë që individi të ketë lejuar që kundërshtimi ose presionet e jetës të mos lënë më vend për studimin e tij personal, për të ndjekur mbledhjet dhe për të marrë pjesë në shërbim. Cila është mënyra më e mirë për t’i dhënë ndihmë personale, në mënyrë që të bëjë progres frymor?

Të gjithë duhet të marrim iniciativën për ta siguruar sërish për dashurinë tonë të sinqertë të krishterë. Pleqtë do të jenë të shpejtë për të përcaktuar nevojat e tij të veçanta frymore. (Jak. 5:14, 15) Nëse gjendja joaktive ka zgjatur për një kohë të shkurtër, e gjitha që mund të nevojitet për ta riaktivizuar individin në shërbimin në fushë është t’i jepet një dorë nga një lajmëtar me përvojë. Megjithatë, nëse personi joaktiv nuk është shoqëruar me kongregacionin nga një kohë e gjatë, mund të jetë e nevojshme më shumë ndihmë. Për të ndërtuar besimin dhe çmueshmërinë, mund të jetë e këshillueshme një studim personal biblik me një botim të përshtatshëm. Në këtë rast, mbikëqyrësi i shërbimit do të bëjë rregullime që studimi të drejtohet nga një lajmëtar i kualifikuar. (Hebr. 5:12-14, shih Shërbimi ynë Mbretërisë, nëntor 1998, Kutia e Pyetjes.) Nëse njohim ndonjë që ka nevojë për ndihmë të tillë, të flasim me mbikëqyrësin e shërbimit të kongregacionit tonë.

Përpara se të ftojmë një joaktiv nga një kohë e gjatë të marrë pjesë sërish në shërbim, është e këshillueshme që dy pleq të takohen me të për të parë nëse kualifikohet si një lajmëtar i Mbretërisë. Ata do të ndjekin një procedurë të ngjashme me atë që përdoret kur takohen me të interesuarit e rinj, që kërkojnë të kualifikohen si lajmëtarë të lajmit të mirë. (Shih Kulla e Rojës, 15 nëntor 1988, faqja 17, anglisht.) Personi joaktiv, duhet të ketë një dëshirë të zjarrtë për ta ndarë lajmin e mirë me të tjerët. Ai duhet të plotësojë edhe kërkesat bazë që jepen në faqet 98 dhe 99 në librin Të organizuar dhe të ndjekë rregullisht mbledhjet e kongregacionit.

Një rutinë e mirë frymore do të bëjë shumë për ta ndihmuar të rikthyerin që të forcojë dhe të ruajë marrëdhënien e tij të çmuar me Jehovain dhe që të vazhdojë të ecë në rrugën e jetës së përhershme. (Mat. 7:14; Hebr. 10:23-25) Duke bërë «çdo përpjekje të zellshme» dhe duke zhvilluar cilësi të qëndrueshme të krishtere, ai nuk do të bëhet më «joaktiv ose i pafrytshëm» si një dishepull i krishterë.​—2 Pjet. 1:5-8.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo