BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 11/98 f. 7
  • Kutia e pyetjes

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kutia e pyetjes
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
  • Material i ngjashëm
  • Mos harroni ata që janë joaktivë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
  • Kutia e pyetjes
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
  • ‘Kthehu tek unë’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2020 (Për studim)
  • Ndihmojini të kthehen pa vonesë!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
km 11/98 f. 7

Kutia e pyetjes

◼ A është ende e përshtatshme të drejtohet një studim biblik në shtëpi me një vëlla joaktiv ose motër joaktive nën drejtimin e njërit prej anëtarëve të Komitetit të Shërbimit të Kongregacionit?

Pleqtë kanë përgjegjësinë për t’u kujdesur si barinj për kongregacionin, duke përfshirë edhe ndonjë pjesëtar të tij që është bërë joaktiv. Ata i bëjnë vizitë këtij pjesëtari dhe vendosin se çfarë ndihme personale i nevojitet. Aty ku është e përshtatshme, kjo gjë mund të përfshijë edhe t’i ofrohet pjesëtarit joaktiv dobia e një studimi biblik personal. Libri Të organizuar për të kryer shërbimin tonë, në faqen 103 shpjegon se Komiteti i Shërbimit të Kongregacionit do të vendosë se kush mund të nxjerrë dobi nga një masë e tillë.

Mbikëqyrësi i shërbimit vendos se kush mund ta japë më mirë këtë ndihmë, cilat tema duhen trajtuar dhe cili botim do të ishte më i dobishmi. Ndoshta ai që ka studiuar fillimisht me personin ose dikush që personi e njeh dhe e respekton do të kishte mundësi ta ndihmonte më mirë. Për të ndihmuar një motër joaktive mund të kërkohet bashkëpunimi i një motre të aftë dhe të pjekur. Zakonisht nuk do të jetë e nevojshme që një lajmëtar tjetër të shoqërojë atë që caktohet për të drejtuar studimin. Kur caktohet, lajmëtari që drejton studimin mund të llogaritë në raportin e shërbimit kohën, rivizitat dhe studimin.​—Shiko Shërbimi ynë i Mbretërisë, nëntor 1987, faqet 1-2, anglisht.

Meqë studenti është një person i pagëzuar, në përgjithësi studimi nuk ka nevojë të vazhdojë për një kohë të gjatë. Synimi është të ndihmohet pjesëtari joaktiv që të rifillojë të jetë i pranishëm në të gjitha mbledhjet e kongregacionit dhe të bëhet një lajmëtar i rregullt i lajmit të mirë. Mbikëqyrësi i shërbimit do të kontrollojë përparimin e këtyre studimeve. Rezultati i kësaj ndihme të dashur duhet të jetë që këta vëllezër e motra të jenë në gjendje për të mbajtur peshën e tyre të përgjegjësisë para Jehovait dhe të bëhen fortësisht «të rrënjosur dhe të vendosur» në të vërtetën.​—Efes. 3:17; Gal. 6:5.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo