BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 4/01 f. 8
  • Të japim dëshmi si fqinjë të mirë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të japim dëshmi si fqinjë të mirë
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
  • Material i ngjashëm
  • Fqinjët e mirë janë të dobishëm
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
  • «Duaje të afërmin tënd si veten»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • Çfarë do të thotë të duam të afërmin?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
  • A e do «të afërmin tënd si veten»?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
km 4/01 f. 8

Të japim dëshmi si fqinjë të mirë

1 Jezui tha «ta duash të afërmin tënd si vetveten». (Mat. 22:39) Pa dyshim, ne «bëjmë atë që është e mirë» ndaj besimtarëve të tjerë, por a mund ta zgjerojmë dashurinë tonë ndaj atyre njerëzve që jetojnë afër nesh? (Gal. 6:10) Në cilat mënyra?

2 Duke u identifikuar: A e dinë fqinjët tanë se jemi një Dëshmitar i Jehovait? Nëse jo, përse të mos i vizitojmë kur jemi në shërbim? Rezultatet mund të jenë befasuese! Ose, nëse ndihemi më rehat, të provojmë t’u dëshmojmë në mënyrë joformale. Kur jemi jashtë mund t’i shohim tek punojnë në kopshtin e tyre ose duke ecur qetë-qetë rrugës. Le t’u afrohemi me një buzëqeshje të ngrohtë. Të përpiqemi t’u flasim rreth bindjeve tona, për vendin e Sallës së Mbretërisë dhe atë që bëhet atje, si edhe t’u tregojmë se cilët nga fqinjët e tjerë vijnë në sallë. T’u bëjmë një ftesë për të ndjekur mbledhjet. Të jemi të vendosur për t’i dhënë kujtdo që njohim një dëshmi të plotë rreth lajmit të mirë.​—Vep. 10:42; 28:23.

3 Me sjelljen tonë të shkëlqyer: Sjellja jonë miqësore flet shumë për ne dhe mund të hapë udhën për të dhënë dëshmi. Veç kësaj, ajo ‘stolis mësimin e Perëndisë’. (Titit 2:7, 10) Të tregojmë interes të sinqertë për fqinjët tanë. Të jemi miqësorë dhe të tregojmë se i kuptojmë. Të mbajmë parasysh të drejtën e tyre për privacitet dhe për kushte të qeta. Nëse ndonjëri nga ata sëmuret, t’i tregojmë vëmendje dhe t’i japim ndihmë. Nëse në lagjen ku banojmë ne transferohet një familje e re, të ndalemi për t’i dhënë mirëseardhjen. Këto lloj veprash lënë një përshtypje të mirë dhe i sjellin kënaqësi Jehovait.​—Hebr. 13:16.

4 Me mënyrën si i mbajmë gjërat që zotërojmë: Të jesh një fqinj i mirë përfshin edhe që të kujdesesh për shtëpinë në mënyrë që ajo të jetë e hijshme. Një shtëpi dhe një kopsht i pastër e tërheqës janë një dëshmi në vetvete. Por një shtëpi që është e pistë ose që i ka gjërat të hedhura sa andej-këtej, ka të ngjarë t’ia ulë vlerën mesazhit të Mbretërisë. Pra, është shumë e rëndësishme që t’i mbajmë shtëpinë, kopshtin dhe automjetet tona të pastra dhe në gjendje të mirë.

5 Duke shfaqur interes për ata jashtë kongregacionit të krishterë, tregojmë dashurinë për fqinjët tanë. Cili mund të jetë përfundimi? Mund të ndodhë që ‘si rrjedhojë e veprave tona të shkëlqyera, për të cilat janë dëshmitarë okularë’ disa prej tyre do «t’i japin lavdi Perëndisë».​—1 Pjet. 2:12.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo