Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 15 nëntor 2001
«E kemi dëgjuar shprehjen «Jezui vdiq për ne». [Cito Gjonin 3:16.] E keni pyetur ndonjëherë veten se si mund të na shpëtojë të gjithëve vdekja e një njeriu? [Lëre të përgjigjet.] Bibla jep një përgjigje të thjeshtë. Ky artikull, ‘Jezui shpëton: Në ç’mënyrë?’ e shpjegon qartë».
Zgjohuni! dhjetor 2001
«A po bëjnë njerëzit gjithçka munden për të mbrojtur mjedisin? [Lëre të përgjigjet.] Shumë veta pyesin veten nëse ekuilibri i brishtë i jetës në tokë do të zgjatë pafundësisht. Lumturisht, Perëndia është thellësisht i interesuar. [Lexo Neheminë 9:6.] Revista Zgjohuni! trajton se çfarë rezervon e ardhmja për jetën në tokë.»
Kulla e Rojës 1 dhjetor 2001
«Në këtë periudhë të vitit shumë njerëz janë tepër të zënë në dhënien e dhuratave dhe në vepra të tjera të mira. Kjo të sjell ndërmend Rregullën e Artë. [Lexo Mateun 7:12.] A mendoni se është e mundur të jetosh sipas këtij rregulli gjatë gjithë vitit? [Lëre të përgjigjet.] Kjo revistë ‘Rregulla e Artë: A është ende praktike?’ të vë në mendime».