BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 2/02 f. 8
  • Përse të vazhdojmë të predikojmë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Përse të vazhdojmë të predikojmë?
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2002
  • Material i ngjashëm
  • «Do t’u thuash atyre këto fjalë»
    Perëndia na flet nëpërmjet Jeremisë
  • Përse kthehemi herë pas here?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
  • «Shkoni dhe bëni dishepuj njerëz nga të gjitha kombet»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2016
  • Rri syçelë si Jeremia
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2002
km 2/02 f. 8

Përse të vazhdojmë të predikojmë?

1 A është duke u kryer nga shumë kohë vepra e predikimit të Mbretërisë në zonën tonë? (Mat. 24:14) Nëse po, mund të mendojmë se territori i kongregacionit është punuar mjaftueshëm. Tani, kur predikojmë, ndoshta shumica e njerëzve që takojmë duken apatikë ndaj mesazhit të Mbretërisë. Edhe nëse është kështu, të vërejmë se çfarë thuhet rreth dishepujve të vërtetë të Jezuit në faqen 141 të librit Profecitë e Isaisë II: «Në disa vende, rezultatet e shërbimit të tyre mund të duken të papërfillshme në krahasim me sasinë e punës dhe të përpjekjeve që janë bërë. Megjithatë, ata tregojnë qëndrueshmëri.» Por, përse vazhdojnë të predikojnë?

2 Të kujtojmë Jereminë: Qëndrueshmëria me besnikëri në veprën e predikimit nuk duhet të varet nga fakti nëse njerëzit na dëgjojnë ose jo. Jeremia predikoi për 40 vjet në të njëjtin territor, ndonëse e dëgjuan shumë pak veta dhe shumë të tjerë e kundërshtuan mesazhin e tij. Përse ngulmoi Jeremia? Sepse po bënte një punë për të cilën e urdhëroi Perëndia dhe sepse dijenia për atë që do të ndodhte në të ardhmen e nxiste që të vazhdonte të fliste me guxim.​—Jer. 1:17; 20:9.

3 Situata jonë është e ngjashme. Jezui na ka ‘urdhëruar t’i predikojmë popullit dhe t’i japim dëshmi të plotë se ky është Ai i dekretuar nga Perëndia për të qenë gjykatës i të gjallëve dhe i të vdekurve’. (Vep. 10:42) Mesazhi që sjellim është një çështje jete a vdekjeje për ata që e dëgjojnë. Njerëzit do të gjykohen në bazë të përgjigjes së tyre ndaj lajmit të mirë. Duke qenë kështu, kemi përgjegjësinë të veprojmë pikërisht siç na është urdhëruar. Edhe kur njerëzit nuk pranojnë të na dëgjojnë, kjo na jep mundësinë të tregojmë se sa e thellë është dashuria jonë për ta dhe devocioni ynë ndaj Jehovait, duke ngulmuar në bërjen e asaj që duhet të bëjmë. Por përfshihet më shumë.

4 Ne vetë nxjerrim dobi: Bërja e vullnetit të Perëndisë, pavarësisht nga përgjigjja e njerëzve në territor, na jep paqe të brendshme, kënaqësi dhe lumturi, të cilat nuk mund të gjenden në ndonjë mënyrë tjetër. (Psal. 40:8) Jeta jonë fiton një domethënie dhe një qëllim të vërtetë. Sa më shumë që marrim pjesë në shërbim, aq më shumë përqendrohen mendja dhe zemra jonë në shpresën dhe gëzimin e jetës në botën e re të Perëndisë. Duke i mbajtur vazhdimisht në mendje këto premtime biblike, përmirësohet gjendja jonë frymore dhe forcohet marrëdhënia jonë me Jehovain.

5 Edhe nëse nuk shohim fryte të menjëhershme në veprën tonë të predikimit, ndonjë farë e së vërtetës mund të jetë mbjellë në ndonjë zemër dhe do të mbijë kur të jetë koha e duhur për Jehovain. (Gjoni 6:44; 1 Kor. 3:6) Asnjë nga ne nuk e di edhe sa të tjerë do të vijnë që të mësojnë për Mbretërinë në sajë të përpjekjeve të popullit të Jehovait, qoftë në shkallë lokale, qoftë në shkallë mbarëbotërore.

6 Si kurrë ndonjëherë më parë, duhet t’i vëmë veshin udhëzimit të Jezuit: «Vazhdoni të shikoni, rrini zgjuar, sepse nuk e dini kur është koha e caktuar. Por atë që po jua them juve, ua them të gjithëve: Qëndroni vigjilentë.» (Mar. 13:33, 37) Prandaj, le të vazhdojmë të gjithë të shpallim lajmin e mirë të Mbretërisë, duke i sjellë gëzim zemrës së Jehovait, ndërsa marrim pjesë në shenjtërimin e emrit të tij të madh e të shenjtë!

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo