Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 15 prill
«Pavarësisht se ku jetojnë, njerëzve u intereson siguria, si për shembull, të gjejnë dhe të mbajnë një punë të mirë. Por, a keni menduar ndonjëherë se ka një burim sigurie të qëndrueshme, që ju jep mundësi të jeni të sigurt përgjithmonë? [Të lexojmë Psalmin 16:8, 9.] Ky numër i Kullës së Rojës shqyrton se ku mund të gjendet siguria e vërtetë.»
Zgjohuni! prill
«Siç mund ta dini, të kujdesesh për familjen është një sfidë në këto kohë dhe të jesh nënë është një punë e lodhshme. Ky numër i revistës Zgjohuni! trajton në mënyrë interesante temën: ‘Të jesh nënë: A kërkon aftësi mbinjerëzore?’ Do të doja t’ju lija një kopje të kësaj reviste.»
Kulla e Rojës 1 maj
«A njihni ndonjë që ka një sëmundje të rëndë ose që vuan nga ndonjë gjymtim? Pa dyshim, që edhe ju mendoni se këta persona kanë nevojë për inkurajim. Por çfarë mund të themi për t’u dhënë zemër? Bibla ofron fjalë shprese. [Të lexojmë Isainë 35:5, 6.] Ky numër i Kullës së Rojës shpjegon përse mund të jemi të sigurt që kjo profeci do të plotësohet.»