Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 15 prill
«Disa njerëz mendojnë se çdo gjë që ndodh në jetë, madje edhe tragjeditë, ndodh sipas vullnetit të Perëndisë. A keni menduar ndonjëherë për këtë gjë? [Ta lëmë të përgjigjet.] Shumë njerëz e njohin këtë lutje. [Të lexojmë Mateun 6:10b.] Po cili është vullneti i Perëndisë për tokën dhe kur do të plotësohet? Kjo revistë jep përgjigje nga Bibla për këtë çështje.»
Zgjohuni! 22 prill
«Në këtë botë, ka disa njerëz që ndihen të pashpresë. Po ju, a ndiheni ndonjëherë kështu? [Ta lëmë të përgjigjet. Pastaj të lexojmë Romakëve 15:4.] Shumë njerëz e pranojnë se është e rëndësishme të shpresosh në jetë. Do t’ju pëlqejë kur të shikoni në këtë revistë Zgjohuni! shtatë arsye biblike se pse duhet të shpresojmë.»
Kulla e Rojës 1 maj
«Në përpjekje për të përmirësuar shoqërinë njerëzore, disa udhëheqës fetarë përfshihen në politikë. Megjithatë vini re se çfarë bëri Jezui kur donin ta bënin mbret. [Lexojmë Gjoni 6:15.] Jezui u përqendrua në diçka tjetër. Dhe njerëzit do të nxirrnin dobi të përhershme nga kjo. Kjo revistë ju tregon se çfarë ishte kjo gjë.»
Zgjohuni! 8 maj
«Shumë njerëz hasin vështirësi në punë. Disa madje ngacmohen nga shokët e punës. A e dini se Bibla jep këshilla se si mund të përballojmë probleme të tilla? [Ta lëmë të përgjigjet. Pastaj të lexojmë Fjalët e urta 15:1.] Kjo revistë jep disa sugjerime praktike se si të kemi paqe me të tjerët në punë.»