BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 12/02 f. 1
  • Mbani ndër mend besnikët e moshuar

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mbani ndër mend besnikët e moshuar
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2002
  • Material i ngjashëm
  • Jehovai kujdeset me butësi për shërbëtorët e tij të moshuar
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • Çmoji si thesar të moshuarit besnikë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për studim)
  • Shërbeji Jehovait para se të vijnë kohë vuajtjesh
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • A mund t’i ftosh në shërbim?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2013
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2002
km 12/02 f. 1

Mbani ndër mend besnikët e moshuar

1 Ndonëse vejushë e në një moshë të thyer, Ana 84-vjeçare «nuk mungonte kurrë në tempull». Besnikëria e saj e nxiti Jehovain t’i jepte një bekim të veçantë. (Luka 2:36-38) Në ditët tona, shumë vëllezër dhe motra shfaqin një frymë si ajo e Anës, me gjithë rrethanat sfiduese që hasin. Kur këtyre besnikëve u duhet të përballojnë problemet shëndetësore ose kufizimet për shkak të moshës, herë pas here mund të ndihen të shkurajuar. Le të shqyrtojmë disa mënyra praktike me anë të të cilave mund t’u japim zemër dhe t’i ndihmojmë të mbajnë një program të mirë frymor.

2 Mbledhjet dhe shërbimi: Kur të tjerët me dashuri tregohen të gatshëm për të siguruar transportin, shumë besnikë të moshuar mund të ndjekin rregullisht mbledhjet e krishtere më me lehtësi. Kështu, jo vetëm këta shërbëtorë që kanë qëndruar besnikë për një kohë të gjatë ndërtohen frymësisht, por nxjerr dobi edhe kongregacioni. A kemi bërë edhe ne pjesën tonë në këtë vepër të shkëlqyer?​—Heb. 13:16.

3 Pjesëmarrja e rregullt në shërbim u sjell gëzim e kënaqësi të krishterëve të vërtetë. Por një gjë e tillë mund të jetë një sfidë për ata që janë të moshuar dhe të dobët fizikisht. A ka mundësi që ndonjë nga këta persona të dashur të na shoqërojë si «bashkëpunëtor» në disa aspekte të veprës së predikimit? (Rom. 16:3, 9, 21) Ndoshta mund ta ftojmë të jetë me ne kur dëshmojmë me anë të telefonit ose të mund të vijë me ne kur kemi ndonjë rivizitë a studim biblik. Nëse ky vëlla i moshuar ose kjo motër e moshuar nuk mund të lëvizë nga shtëpia, a mund të vijë ndonjë student i Biblës në shtëpinë e tij ose të saj për të bërë studimin?

4 Studimi dhe shoqëria: Herë pas here disa ftojnë një të moshuar ose shumë të dobët fizikisht që të jetë i pranishëm në studimin e tyre familjar, e madje mbajnë studimin në shtëpinë e këtij personi. Një nënë mori dy fëmijët e saj të vegjël në shtëpinë e një motre të moshuar për studimin e tyre me librin Libri im i tregimeve biblike. Të gjithë u inkurajuan nga shoqëria. Këta persona e vlerësojnë edhe kur ftohen për ndonjë vakt ose për ndonjë rast tjetër shoqëror. Kur janë shumë të dobët për të qëndruar gjatë në vizita të tilla, ndoshta mund t’u telefonojmë ose të ndalojmë te ata për disa çaste për të lexuar diçka, për t’u lutur me ta ose për t’u treguar ndonjë përvojë ndërtuese.​—Rom. 1:11, 12.

5 Jehovai i çmon si thesar këta besnikë në moshë të shkuar. (Heb. 6:10, 11) Mund ta imitojmë atë duke shprehur vlerësimin tonë për ta dhe duke i ndihmuar të mbajnë një program të mirë frymor.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo