BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 2/03 f. 7
  • Kutia e pyetjes

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kutia e pyetjes
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
  • Material i ngjashëm
  • I internuar në Siberi!
    Zgjohuni!—1999
  • U bëra ballë vështirësive për t’i shërbyer Perëndisë
    Zgjohuni!—2005
  • «Besnikë nën sprova»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
  • Rusët çmojnë pa masë lirinë e adhurimit
    Zgjohuni!—2000
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
km 2/03 f. 7

Kutia e pyetjes

◼ Si duhen raportuar studimet biblike familjare ose studimet që drejtohen me fëmijët e mitur të papagëzuar të të krishterëve të kushtuar?

Përmbushja e përgjegjësisë për t’u mësuar fëmijëve rrugën e Jehovait kërkon shumë kohë e përpjekje nga prindërit e krishterë të kushtuar. (Ligj. 6:6, 7; Efes. 6:4) Raportohet apo jo si shërbim e gjithë koha e përdorur, nuk ka fare lidhje me seriozitetin e kësaj përgjegjësie prindërore.

Raporti i shërbimit i kongregacionit përpilohet kryesisht për të paraqitur atë që kryhet në shërbimin në fushë, duke u predikuar lajmin e mirë të tjerëve dhe duke u mësuar të vërtetën njerëzve që nuk janë Dëshmitarë të kushtuar e të pagëzuar. (Mat. 24:14; 28:19, 20) Megjithatë, nëse një prind i krishterë i kushtuar drejton rregullisht studimin biblik familjar ku përfshihen fëmijë të mitur jo të pagëzuar, ai ose ajo mund të raportojë jo më tepër se një orë dhe një rivizitë çdo javë që drejtohet studimi dhe një studim biblik për muajin. Do të jetë kështu edhe nëse studimi zgjat më shumë se një orë ose drejtohet më shpesh se një herë në javë. Studimi i mëtejshëm ose koha që kalon prindi duke mësuar fëmijët një nga një nuk përfshihet në raportin e shërbimit në fushë. Ajo shihet si shprehje e dëshirës së zjarrtë të prindit për ta stërvitur fëmijën sipas përkushtimit hyjnor.—Prov. 22:6.

Po sikur, për ndonjë arsye, prindërit të kenë nevojë për ndihmë që t’ua ngulitin në zemër të vërtetën fëmijëve të tyre? Ndoshta ua kërkojnë këtë ndihmë të tjerëve. Nëse i kërkojnë ndihmë një lajmëtari tjetër, do të ishte mirë të diskutohej kjo gjë me mbikëqyrësin drejtues ose me mbikëqyrësin e shërbimit. Nëse prindërit janë të rinj në të vërtetën ose gjithsesi u nevojitet ndihmë për fëmijët e tyre, dhe nëse është e përshtatshme që një lajmëtar tjetër ta drejtojë studimin biblik me fëmijët, kjo mund të bëhet. Në një rast të tillë, ai që drejton studimin mund të llogaritë kohën, rivizitat dhe studimin, nëse fëmijët nuk janë të pagëzuar.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo