BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 2/03 f. 8
  • Cilës gjë i jep përparësi?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Cilës gjë i jep përparësi?
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
  • Material i ngjashëm
  • A po e kryen plotësisht shërbimin tënd?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2019
  • Shërbimi i krishterë​—Vepra jonë kryesore
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
  • ‘Kujdesu për shërbimin që pranove si dishepull i Zotërisë’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • «Shkoni dhe bëni dishepuj njerëz nga të gjitha kombet»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2016
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
km 2/03 f. 8

Cilës gjë i jep përparësi?

1 Shumë organizata fetare u japin më tepër rëndësi veprave bamirëse, siç është ngritja e ndërtesave që përdoren për shkolla ose për nevojat mjekësore. Kurse Dëshmitarët e Jehovait, edhe pse nuk harrojnë ‘të bëjnë të mirën dhe të ndajnë gjërat me të tjerët’, i japin përparësi ndihmës që mund t’u japin njerëzve frymësisht.—Hebr. 13:16.

2 Modeli i shekullit të parë: Jezui bëri shumë vepra të mira gjatë shërbimit në tokë, por vepra e tij kryesore ishte të jepte dëshmi për të vërtetën. (Luka 4:43; Gjoni 18:37; Vep. 10:38) Ai i urdhëroi ithtarët që ‘të shkonin dhe të bënin dishepuj nga njerëz të të gjitha kombeve, duke i mësuar’. (Mat. 28:19, 20) Gjithashtu, tha se ata që tregonin besim tek ai do ta kryenin në një shkallë shumë më të madhe veprën që ai kishte filluar. (Gjoni 14:12) Jezui i dha përparësi veprës së predikimit, sepse ajo i ndihmon njerëzit të mësojnë udhën e shpëtimit.—Gjoni 17:3.

3 Apostulli Pavël e shihte veprën e predikimit si një «nevojë», një kërkesë që ai s’mund ta shpërfillte. (1 Kor. 9:16, 17) Ishte gati të bënte çfarëdo sakrifice, të duronte çdo sprovë ose të kalonte çfarëdo vështirësie nëse nevojitej, që të kryente shërbimin e tij. (Vep. 20:22-24) Edhe apostulli Pjetër dhe shokët e tij treguan një frymë të ngjashme. Madje, edhe kur i burgosnin dhe i rrihnin, «ata vazhdonin pareshtur të mësonin dhe të shpallnin lajmin e mirë për Krishtin, Jezuin».—Vep. 5:40-42.

4 Po ne? A i japim përparësi veprës së predikimit të lajmit të mirë të Mbretërisë dhe të bërjes së dishepujve? A kemi, ashtu si Jezui, interes të vërtetë për ata që janë ‘të keqtrajtuar e të hallakatur si dele pa bari’? (Mat. 9:36) Ngjarjet e tanishme botërore dhe profecitë biblike e tregojnë qartë se këtij sistemi të lig po i mbaron koha. Të kemi të qartë në mendje rëndësinë e veprës së predikimit do të na nxitë që të vazhdojmë të predikojmë me zell.

5 Pesho rrethanat e tua: Duke qenë se rrethanat personale shpesh ndryshojnë, është mirë që herë pas here të shqyrtojmë nëse mund t’i rregullojmë punët tona për të marrë pjesë më plotësisht në veprën e predikimit. Një motër kishte qenë pioniere e rregullt gjatë viteve 50, 60 dhe 70, por pastaj iu desh ta ndërpriste këtë shërbim për shkak të shëndetit të dobët. Mirëpo, me kalimin e kohës shëndeti iu përmirësua. Kohët e fundit ajo i shqyrtoi përsëri rrethanat e saj dhe pa se mund të shërbente prapë si pioniere. Sa e lumtur ishte që mori pjesë në Shkollën e Shërbimit për Pionierë në moshën 90-vjeçare! Po ti? A po i afrohesh daljes në pension ose diplomimit? Mos ndoshta rrethanat që kanë ndryshuar të lejojnë të shërbesh si pionier?

6 Kur vuri re se Marta «ishte e shpërqendruar ngaqë merrej me shumë punë», Jezui e këshilloi me butësi se do të kishte më shumë bekime po t’i thjeshtonte gjërat. (Luka 10:40-42) A mund ta thjeshtosh edhe ti mënyrën e jetesës? A është vërtet e nevojshme që të punojë edhe burri, edhe gruaja? Në qoftë se bëhen disa ndryshime, a mund të jetojë familja vetëm me një rrogë? Shumë veta kanë pasur dobi frymësisht duke i rregulluan punët që të kenë një pjesëmarrje më të madhe në shërbim.

7 Le ta ndjekim të gjithë modelin që la Jezui dhe apostujt! Mund të jemi të sigurt se Jehovai do t’i bekojë përpjekjet tona të sinqerta për të marrë pjesë plotësisht në veprën jetësore të predikimit të lajmit të mirë të Mbretërisë!—Luka 9:57-62.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo