Shërbimi i krishterë—Vepra jonë kryesore
1 Të gjithë kemi punë të ndryshme për të bërë. Sigurimi i gjërave të nevojshme për anëtarët e familjes është një kërkesë hyjnore. (1 Tim. 5:8) Megjithatë, detyra për të cilën flitet në këtë kërkesë nuk duhet të dalë mbi veprën e predikimit të Mbretërisë dhe të bërjes së dishepujve.—Mat. 24:14; 28:19, 20.
2 Jezui na la një shembull për të ndjekur, ‘duke kërkuar më parë mbretërinë’. (Mat. 6:33; 1 Pjet. 2:21) Megjithëse kishte pak nga ana materiale, u angazhua plotësisht që të bënte vullnetin e Atit të tij. (Luka 4:43; 9:58; Gjoni 4:34) U përpoq të jepte dëshmi në çdo rast. (Luka 23:43; 1 Tim. 6:13) Ai i nxiti dishepujt të tregonin po kaq shumë interes për veprën e korrjes.—Mat. 9:37, 38.
3 Si ta imitojmë Jezuin sot? Mund ta imitojmë shembullin e Jezuit, duke u përpjekur të bëjmë një jetë të thjeshtë, e cila përqendrohet te shërbimi i krishterë. Nëse kemi gjërat e nevojshme për të jetuar, le t’i vëmë veshin këshillës së Biblës dhe të mos vazhdojmë të fitojmë gjithnjë e më shumë të mira materiale nga kjo botë. (Mat. 6:19, 20; 1 Tim. 6:8) Në vend të kësaj, është më mirë të përpiqemi të zgjerojmë pjesëmarrjen tonë në veprën e predikimit. Nëse hasim rrethana të vështira, ashtu si bëri Jezui le të mos i lejojmë ankthet e jetës të dalin mbi veprën tonë kryesore, pra shpalljen e lajmit të mirë të Mbretërisë.—Luka 8:14; 9:59-62.
4 Edhe ata që kanë shumë përgjegjësi i japin përparësi veprës së predikimit. Një vëlla, i cili ka një familje të madhe, një punë me përgjegjësi dhe është plak kongregacioni, thotë: «E shikoj shërbimin si karrierën time.» Një motër pioniere thotë: «Vepra e pionierit vlen më shumë sesa një karrierë e suksesshme në botë.»
5 Cilatdo qofshin rrethanat tona, le të ndjekim shembullin e Jezuit! Si? Duke e bërë shërbimin e krishterë veprën tonë kryesore.