BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 4/03 f. 1
  • «Shkëlqeni si ndriçues»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Shkëlqeni si ndriçues»
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
  • Material i ngjashëm
  • Të rinj që po shkëlqejnë si ndriçues
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
  • Ta lëmë dritën tonë të shkëlqejë vazhdimisht
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
  • «Le të ndriçojë drita juaj»
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
  • Vepra të shkëlqyera që lavdërojnë Jehovain
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
km 4/03 f. 1

«Shkëlqeni si ndriçues»

1 Mes errësirës frymore dhe morale të këtij sistemi, afërsisht gjashtë milionë adhurues të Perëndisë së vërtetë, Jehovait, po ‘shkëlqejnë si ndriçues’ në 234 vende në mbarë botën. (Filip. 2:15) Kjo bën që të biem në sy menjëherë. Si e pasqyrojmë dritën e çmuar të së vërtetës që buron nga Jehovai?​—2 Kor. 3:18.

2 Veprat tona: Njerëzit e vënë re menjëherë sjelljen tonë. (1 Pjet. 2:12) Një grua vërejti se një shok pune, i cili është Dëshmitar, ishte i sjellshëm, i gjindshëm dhe nuk përdorte fjalë të pista ose nuk qeshte kur thuheshin shaka të papastra. Kur të tjerët përpiqeshin ta provokonin Dëshmitarin, duke përdorur një të folur vulgar në praninë e tij, ai rrinte i qetë, por i patundur për atë që është e drejtë. Çfarë ndikimi pati kjo te gruaja? Ajo kujton: «Më bëri kaq shumë përshtypje sjellja e tij, saqë nisa t’i bëja pyetje rreth Biblës. Fillova të studioja Fjalën e Perëndisë dhe më vonë u pagëzova.» Ajo shton: «Ishte sjellja e tij që më mbushi mendjen të shqyrtoja bindjet e Dëshmitarëve të Jehovait.»

3 Qëndrimi ndaj autoriteteve, pikëpamja për praktikat e botës dhe i foluri ynë i shëndetshëm bën që Dëshmitarët e Jehovait të bien në sy si një popull që jeton sipas normave të larta biblike. Këto vepra të shkëlqyera mund t’i sjellin lavdi Jehovait dhe t’i tërheqin të tjerët drejt adhurimit të tij.

4 Fjalët tona: Sigurisht, ata që vërejnë sjelljen tonë të shkëlqyer nuk mund ta dinë përse jemi të ndryshëm, nëse nuk u flasim për bindjet tona. A e dinë njerëzit që punojnë me ty ose ata që ke në shkollë se je një Dëshmitar i Jehovait? A kërkon mundësi për të dhënë dëshmi gjatë një bisede të zakonshme? A je i vendosur të ‘lësh të ndriçojë drita jote përpara njerëzve’ në çdo rast të përshtatshëm?​—Mat. 5:14-16.

5 Për të përmbushur detyrën tonë si ndriçues, kërkohet një frymë vetëmohuese. Duke u përpjekur me gjithë shpirt do të heqim dorë nga gjërat më pak të rëndësishme me qëllim që të bëjmë sa më shumë që mundemi në veprën jetëshpëtuese të predikimit dhe të bërjes së dishepujve.​—2 Kor. 12:15.

6 Le të vazhdojmë të shkëlqejmë si ndriçues me veprat dhe fjalët tona! Nëse bëjmë kështu, të tjerët mund të nxiten të bashkohen me ne për t’i dhënë lavdi Jehovait.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo