Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 15 mars
«A mendoni se mësimet e Jezuit janë praktike për ditët tona? [Ta lëmë të përgjigjet.] Sigurisht që pajtoheni me këtë urdhërim që Jezui dha ditën e fundit të jetës së tij. [Të lexojmë Gjonin 15:12] Atë ditë Jezui dha dhe mësime të tjera të vlefshme. Ky numër i revistës Kulla e Rojës tregon si mund të nxjerrim dobi prej tyre.»
Zgjohuni! 22 mars
«A e keni vënë re se sot shumë njerëz e kanë të vështirë të flenë sa duhet? [Ta lëmë të përgjigjet.] Një arsye mund të jetë ankthi ose shqetësimi. [Të lexojmë Predikuesin 5:12.] Kjo revistë shqyrton disa shkaqe të pagjumësisë dhe jep sugjerime praktike se si mund të përmirësojmë zakonet e të fjeturit.»
Kulla e Rojës 1 prill
«Këtu tregohet darka që zakonisht quhet Darka e Fundit. [T’i tregojmë kapakun e përparmë dhe të pasmë të revistës.] A e dinit që është e vetmja ngjarje që të krishterët janë urdhëruar të përkujtojnë? [Ta lëmë të përgjigjet. Pastaj të lexojmë Lukën 22:19.] Kjo revistë shpjegon përse është kaq i rëndësishëm ky kremtim dhe si ndikon te ju.»
Zgjohuni! 8 prill
«A nuk është e trishtueshme që jeta e shumë të rinjve po shkatërrohet nga droga? [Ta lëmë të përgjigjet.] Shpesh problemet fillojnë kur të rinjtë kanë një shoqëri jo të shëndetshme. [Të lexojmë 1 Korintasve 15:33.] Ky numër i revistës Zgjohuni! shqyrton se çfarë i shtyn të rinjtë që të fillojnë të përdorin drogë dhe çfarë mund të bëjnë prindërit për t’i mbrojtur.»