Letra e degës
Të dashur lajmëtarë të Mbretërisë:
«Perëndia vazhdoi ta rriste.» (1 Kor. 3:6) Sa emocionuese ka qenë të shihnim rritjen në fushën e Shqipërisë! Në maj kemi kaluar numrin e 3.000 lajmëtarëve, me një maksimum të ri prej 3.021 vetash që kanë raportuar shërbimin në fushë. Gjithsej janë drejtuar 6.381 studime biblike. Përsëri një maksimum i ri! Jeni për t’u lavdëruar.
Jehovai e ka bekuar aktivitetin e shumë lajmëtarëve që kanë shërbyer si pionierë gjatë muajve të pranverës. Vetëm në prill, në Shqipëri, 47 për qind e lajmëtarëve ishin të angazhuar në ndonjë formë të shërbimit si pionier. Si rezultat, në periudhën nga muaji mars deri në maj janë drejtuar 732 studime biblike të reja dhe u emëruan katër kongregacione të reja. Mundësia për rritje të mëtejshme tregohet edhe nga 14.762 të pranishmit në Përkujtim.
Jemi të lumtur që në muajin maj u morën lejet e ndërtimit për Bethelin e ri në Mëzez. Shpresojmë të fillojmë sa më shpejt ndërtimin e Bethelit.
Ndërsa fillojmë vitin e shërbimit 2004, lutemi bashkë me ju që Jehovai ‘të vazhdojë ta rritë’ veprën në Shqipëri.
Vëllezërit tuaj,
Zyra e Degës në Shqipëri