BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 11/03 f. 1
  • Lavdërimi të jep forcë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Lavdërimi të jep forcë
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
  • Material i ngjashëm
  • «Një fjalë në kohën e duhur, oh, sa e mirë është!»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
  • Të mos i kursejmë lavdërimet
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • Të tregojmë interes personal: Duke dhënë lavdërime
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
  • Pse t’i lavdërosh të tjerët?
    Zgjohuni!—2012
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
km 11/03 f. 1

Lavdërimi të jep forcë

1 «A nuk kam qenë vajzë e mirë sot?»—pyeti duke u ngashëryer vajza e vogël ndërsa e ëma po e vinte të flinte. Pyetja e zuri në befasi nënën. Edhe pse e kishte vënë re sa shumë ishte përpjekur atë ditë e bija për t’u sjellë mirë, ajo s’ishte kujtuar t’i thoshte qoftë edhe një fjalë lavdërimi. Lotët e asaj vajze të vogël duhet të na shërbejnë si përkujtues se të gjithë ne, të rinj e të moshuar, kemi nevojë për lavdërime. A u japim forcë atyre që na rrethojnë duke u shprehur çmueshmëri për gjërat e mira që bëjnë?—Prov. 25:11.

2 Të bashkëkrishterët na japin shumë arsye të mira për t’i lavdëruar. Pleqtë, shërbëtorët ndihmës dhe pionierët punojnë shumë për të përmbushur përgjegjësitë që kanë. (1 Tim. 4:10; 5:17) Prindërit me frikë Perëndie bëjnë çmos që t’i rritin fëmijët në rrugët e Jehovait. (Efes. 6:4) Të rinjtë e krishterë luftojnë me të gjitha forcat për t’iu kundërvënë ‘frymës së botës’. (1 Kor. 2:12; Efes. 2:1-3) Të tjerë i shërbejnë me besnikëri Jehovait pavarësisht nga mosha e shkuar, nga problemet shëndetësore ose nga sprova të tjera. (2 Kor. 12:7) Që të gjithë këta meritojnë lavdërime. A i vëmë re përpjekjet e tyre që janë për t’u lavdëruar?

3 Personalisht dhe në mënyrë specifike: Që të gjithëve na pëlqen vërtet të dëgjojmë lavdërime që nga podiumi. Por lavdërimi të jep edhe më shumë forcë kur të drejtohet personalisht. Për shembull, në kapitullin e 16-të të letrës drejtuar romakëve, ndër të tjerëve Pavli i shprehu çmueshmërinë në mënyrë specifike Febës, Priskës dhe Akuilës, Trifenës dhe Trifosës, si edhe Persidës. (Rom. 16:1-4, 12) Sa shumë forcë duhet t’u kenë dhënë këtyre shërbëtorëve besnikë fjalët e tij! Lavdërime të tilla u tregojnë vëllezërve dhe motrave se kemi nevojë për ta. Shërbejnë po ashtu për të na afruar më shumë me njëri-tjetrin. A i keni dhënë ndokujt lavdërim personalisht dhe në mënyrë specifike kohët e fundit?—Efes. 4:29.

4 Nga zemra: Që të japë vërtet forcë, lavdërimi duhet të jetë i sinqertë. Njerëzit e kuptojnë nëse po flasim nga zemra apo thjesht ‘po bëjmë lajka me fjalë’. (Prov. 28:23) Në qoftë se stërvitemi që të vëmë re gjërat e mira te të tjerët, zemra do të na shtyjë t’i lavdërojmë. Le të jemi bujarë në lavdërime të sinqerta, duke e ditur «sa e mirë është fjala që thuhet në kohën e duhur»!—Prov. 15:23.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo