BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 12/03 f. 8
  • Të ndihmojmë ata që janë të prirur

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të ndihmojmë ata që janë të prirur
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
  • Material i ngjashëm
  • Rivizitat çojnë në studime biblike
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
  • Përgatitja​—Një çelës për rivizita të efektshme
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
  • Merr guxim për të bërë rivizita
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
  • Kultivoni interesin, duke bërë rivizita efikase
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
km 12/03 f. 8

Të ndihmojmë ata që janë të prirur

1. Kë po mbledh Jehovai në ditët tona?

1 Çdo njeri ka një prirje të rrënjosur në zemrën e tij figurative. (Mat. 12:35) Bibla flet për njeriun që ‘në zemër ka luftën’. (Psal. 55:21) Disa janë të prirur pas zemërimit. Por ka edhe njerëz që janë «të prirur drejt jetës së përhershme». (Vep. 13:48) Në ditët tona Jehovai po mbledh njerëz që kanë këtë lloj prirjeje. (Hag. 2:7) Si mund t’i ndihmojmë ata që të bëhen adhurues të Jehovait?

2. Çfarë përfshihet në përmbushjen e detyrës për të bërë dishepuj?

2 Të ndërgjegjshëm në bërjen e rivizitave: Një gjë shumë e rëndësishme, që të përmbushim detyrën për të bërë dishepuj, është të kemi pikëpamjen e drejtë për bërjen e rivizitave. (Mat. 28:19, 20) A jemi të shpejtë për të kultivuar interesin e gjetur? Ai i vizitojmë të gjithë ata që pranojnë literaturë ose që shfaqin interes për lajmin e mirë? A ngulmojmë duke u përpjekur për t’i ndihmuar që të rriten frymësisht? Meqë bëhet fjalë për jetë njerëzish, duhet të përpiqemi të kultivojmë interesin e të gjithë individëve të interesuar që gjejmë.

3. Çfarë duhet të bëjmë pasi të kemi biseduar me dikë në shërbim?

3 Ndërkohë që e kemi ende të freskët në mendje bisedën që bëmë me një të interesuar, le të ndalemi pak çaste e të shkruajmë emrin dhe adresën e tij. Të shënojmë temën e bisedës, ndonjë shkrim që kemi lexuar dhe çfarë literature kemi lënë. Pas kësaj të vendosim të kthehemi sa më parë.

4. Si mund të bëjmë rivizita frytdhënëse?

4 Si të bëjmë një rivizitë?: Kur bëjmë një rivizitë është mirë të jemi të ngrohtë e miqësorë dhe të shfaqim interes të sinqertë ndaj të zotit të shtëpisë. Të bëjmë një bisedë të thjeshtë dhe rreth një teme biblike. Të përgatitim një temë biblike interesante për të diskutuar dhe në fund të rivizitës të ngremë një pyetje së cilës mund t’i japim përgjigje në vizitën tjetër. Është më mirë që të mos debatojmë për pikëpamje jobiblike që mund të shprehë i zoti i shtëpisë. Të përpiqemi të ndërtojmë mbi gjëra të përbashkëta.—Kolos. 4:6.

5. Çfarë përpjekje bëri një pionier? Cilat qenë rezultatet?

5 Të bëjmë rivizita kërkon përpjekje, por shpërblimet janë të kënaqshme. Një pionier në Japoni vuri synim që të bënte më shumë rivizita çdo muaj. Ai filloi të mbante regjistrime në lidhje me të gjithë ata që takonte në veprën nga shtëpia në shtëpi dhe brenda shtatë ditëve i vizitoi përsëri. Përgatiti në hollësi se çfarë do të thoshte dhe i bëri rivizitat me siguri të plotë te mesazhi që po jepte. Në një nga vizitat e tij mundi të fillonte studim me një individ që tha: «Gjithmonë ju kam përzënë. Ishte hera e parë që ju dëgjoja.» Ngulmimi i dashur i pionierit solli rezultate. Në fund të muajit ai raportoi dhjetë studime biblike.

6. Pse duhet të ngulmojmë në bërjen e rivizitave?

6 Rrethanat e njerëzve po ndryshojnë vazhdimisht. (1 Kor. 7:31) Shpesh duhet të përpiqemi disa herë për ta gjetur përsëri në shtëpi një individ të interesuar. Duke qenë të ndërgjegjshëm në bërjen e rivizitave mund të ndihmojmë ata që janë të prirur që të hyjnë në rrugën e jetës së përhershme.—Mat. 7:13, 14.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo