BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 9/04 f. 4
  • Ta përdorim Biblën sa më mirë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ta përdorim Biblën sa më mirë
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
  • Material i ngjashëm
  • A po e kryejmë plotësisht shërbimin tonë?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
  • Si të përgatitim prezantimin e një reviste
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
  • Të drejtojmë studime biblike që bëjnë përparim​—Pjesa 3
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
  • Paraqitja e efektshme e shkrimeve
    Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
km 9/04 f. 4

Ta përdorim Biblën sa më mirë

1. Çfarë mund të bëjmë kur përgatitemi për në shërbim?

1 Pavarësisht nga literatura që planifikojmë të ofrojmë në shërbim, është mirë që të gjejmë një shkrim që të bën të mendosh dhe t’ua lexojmë atyre që na dëgjojnë. (Hebr. 4:12) Nëse lexojmë një nga shkrimet që gjenden në botimin që po ofrojmë, pastaj mund ta kemi më të lehtë të prezantojmë botimin. Në disa vende, lajmëtarët e kanë më mirë ta mbajnë Biblën në dorë kur i afrohen dikujt për të biseduar ose kur predikojnë nga shtëpia në shtëpi.

2. (a) Si mund ta fillojmë prezantimin me një shkrim? (b) Çfarë temash biblike u interesojnë njerëzve në territor?

2 Të fillojmë me një shkrim: Disa lajmëtarë e fillojnë prezantimin duke e pyetur të zotin e shtëpisë se çfarë mendon për një shkrim nga Bibla, të cilin e lexojnë menjëherë pas pyetjes. Kjo ua drejton vëmendjen menjëherë te Fjala e Perëndisë. A do të ishin prezantimet e mëposhtme praktike për territorin tuaj?

◼ «Nëse do të kishit fuqinë e duhur, a do t’i bënit këto ndryshime?» Të lexojmë Zbulesën 21:4.

◼ «Pse jetojmë në kohë kaq të vështira?» Të lexojmë 2 Timoteut 3:1-5.

◼ «A mendoni se vendi ku jetojmë do të ishte më i mirë, nëse të gjithë do të ndiqnim këtë këshillë?» Të lexojmë Mateun 7:12.

◼ «A mendoni se fëmijët tuaj do të arrijnë të gëzojnë kushte si këto që përshkruhen këtu?» Të lexojmë Psalmin 37:10, 11.

◼ «A mendoni se do të vijë dita kur këto fjalë të përmbushen?» Të lexojmë Isainë 33:24.

◼ «A keni dëgjuar ndonjëherë për ndryshimin e qeverisë që përmendet këtu?» Të lexojmë Danielin 2:44.

◼ «A keni dashur ndonjëherë t’ia bëni Perëndisë këtë pyetje?» Të lexojmë Jobin 21:7.

◼ «A është e mundur që t’i takojmë prapë të afërmit tanë që kanë vdekur?» Të lexojmë Gjonin 5:28, 29.

◼ «A e dinë të vdekurit se çfarë bëjnë të gjallët?» Të lexojmë Predikuesin 9:5.

3. Si mund t’i ndihmojmë njerëzit që të kuptojnë shkrimet biblike që u lexojmë?

3 Të shpjegojmë, të ilustrojmë dhe të tregojmë zbatimin: Kur dikush është i gatshëm të bisedojë, të mos hyjmë menjëherë në diskutim, por pa u ngutur ta shpjegojmë shkrimin që lexojmë, ta ilustrojmë dhe t’i tregojmë zbatimin, në mënyrë që personi ta kuptojë. (Neh. 8:8) Kur njerëzit i kuptojnë dhe i pranojnë mësimet e Fjalës së Perëndisë, mund të bëjnë ndryshime të mrekullueshme në jetën e tyre.​—1 Sel. 2:13.

4. Si mund ta përdorim sa më mirë Biblën kur bëjmë rivizita?

4 Të vazhdojmë ta përdorim sa më mirë Biblën ndërsa kultivojmë interesin e njerëzve. Mund të përdorim të njëjtën metodë kur bëjmë rivizitat: (1) Të gjejmë një shkrim të përshtatshëm. (2) Ta pyesim se çfarë mendon ai ose ajo për shkrimin që kemi ndër mend t’i lexojmë. Pastaj ta lexojmë shkrimin. (3) Ta shpjegojmë, ta ilustrojmë dhe t’i tregojmë si zbatohet. Sa herë që ta vizitojmë dikë, të përpiqemi që t’i mësojmë gjithnjë e më shumë nga Fjala e Perëndisë. Shumë shpejt mund të fillojmë kështu një studim biblik.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo