Të bëjmë një program familjar sa më praktik
1 Gjatë Predikimit në Mal, Jezui i nxiti dëgjuesit: «Vazhdoni, pra, të kërkoni më parë mbretërinë dhe drejtësinë e tij.» (Mat. 6:33) Një mënyrë praktike për të planifikuar aktivitetet e familjes, me qëllim që t’u jepen përparësi çështjeve frymore, është ta hedhim në letër programin familjar. Uluni disa minuta për të bërë programin javor për familjen tuaj, duke përdorur tabelën në faqen 6 të kësaj shtojce. Si projekt ku përfshihet gjithë familja, disave mund t’u pëlqejë që t’i presin pjesët ku tregohet aktiviteti dhe t’i ngjisin te programi. Ndërsa disa të tjerë parapëlqejnë që t’i shkruajnë vetë aktivitetet.
2 Programi model i mëposhtëm mund t’ju ndihmojë për ta bërë këtë. Siç e shihni, ai përfshin katër veprimtari bazë: (1) ndjekjen e mbledhjeve të kongregacionit, (2) predikimin si familje, (3) studimin familjar dhe (4) shqyrtimin e shkrimit të ditës. Duke i bërë pjesë të programit tuaj këto veprimtari, do të arrini që «të siguroheni për gjërat më të rëndësishme». (Filip. 1:10) Sugjerime të tjera në lidhje me këto katër fusha mund të gjeni në faqet 4 dhe 5.
3 Por, programi juaj familjar nuk duhet të kufizohet vetëm me këto katër veprimtari. Nëse përgatiteni si familje për disa mbledhje, atëherë shënojeni në program. Nëse lexoni një pjesë të Biblës së bashku, pasi keni shqyrtuar shkrimin e ditës ose e bëni këtë lexim në një orar tjetër, shënojeni edhe këtë. Nëse e keni zakon që të bëni diçka për t’u argëtuar si familje, mund ta shkruani në programin tuaj.
4 Përshtateni programin familjar me nevojat dhe rrethanat e çdo pjesëtari të familjes. Herë pas here shqyrtoni nëse programi që keni po ecën mirë për ju, dhe bëni ndryshimet e duhura.
[Tabela në faqen 3]
Program familjar model
Paradite Pasdite Mbrëmje
E hënë Shkrimi i ditës Studimi familjar
E martë Shkrimi i ditës Studimi i Librit
i Kongregacionit
E mërkurë Shkrimi i ditës
E enjte Shkrimi i ditës Shkolla e Shërbimit
Teokratik dhe
Mbledhja e
Shërbimit
E premte Shkrimi i ditës
E shtunë Shkrimi i ditës
Predikim
si familje
(Dita e revistave)
E diel Shkrimi i ditës
Fjalimi publik
dhe studimi i
Kullës së Rojës
[Tabela në faqen 6]
Programi familjar
Paradite Pasdite Mbrëmje
E hënë
E martë
E mërkurë
E enjte
E premte
E shtunë
E diel
..................................................................
Shkrimi Shkrimi Shkrimi Shkrimi Shkrimi Shkrimi Shkrimi
i ditës i ditës i ditës i ditës i ditës i ditës i ditës
Fjalimi Shkolla Studimi i Studimi Predikim Leximi Zbavitje
publik e Shërbimit Librit i familjar si familjar si
dhe Teokratik Kongregacionit familje i Biblës familje
Studimi dhe
i Kullës Mbledhja
së Rojës e Shërbimit