BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 5/05 f. 5
  • Programi familjar: Shkrimi i ditës

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programi familjar: Shkrimi i ditës
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
  • Material i ngjashëm
  • Të bëjmë një program familjar sa më praktik
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
  • A po nxjerr dobi nga broshura Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë?
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2020
  • Kryefamiljarë: Mbani një program të mirë frymor
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2002
  • Drejtimi i vëmendjes tek Bibla
    Si të përmirësosh të folurin dhe mësimdhënien tënde
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
km 5/05 f. 5

Programi familjar: Shkrimi i ditës

1 Me dashuri, prindërit bëjnë çmos për t’u siguruar fëmijëve çdo ditë ushqim të mirë. Por sigurimi i ushqimit frymor nga Fjala e Perëndisë është edhe më i rëndësishëm. (Mat. 4:4) Një mënyrë për t’i ndihmuar fëmijët që të kenë oreks për gjërat frymore dhe ‘të rriten drejt shpëtimit’, është duke lënë kohë çdo ditë për të shqyrtuar shkrimin e ditës. (1 Pjet. 2:2) Në çfarë periudhe të ditës mund ta programoni këtë veprimtari?

2 Gjatë vakteve: Fillimi i ditës me shqyrtimin e një shkrimi mund ta ndihmojë familjen që ta mbajë Jehovain në mendje gjatë gjithë ditës. (Psal. 16:8) Një nënë vuri si synim të lexonte e të diskutonte shkrimin e ditës dhe komentin përkatës me djalin e saj, ndërsa ai hante mëngjes dhe të bënin një lutje para se të shkonte në shkollë. Kjo e ndihmoi djalin që të qëndronte i fortë përballë çështjes së nacionalizmit, përballë tundimeve imorale dhe të ishte i guximshëm kur u jepte dëshmi si shokëve të shkollës, ashtu edhe mësuesve. Megjithëse ishte Dëshmitari i vetëm në shkollë, nuk u ndie kurrë i vetëm.

3 Nëse për familjen tuaj nuk është e përshtatshme ta shqyrtoni shkrimin e ditës në mëngjes, atëherë mund ta shqyrtoni si familje në një orar tjetër të ditës, ndoshta kur hani darkën. Madje, gjatë kësaj kohe, disa familje flasin për përvojat që kanë kaluar në shërbim dhe për pikat që u kanë pëlqyer më shumë gjatë leximit personal të Biblës. Shumë i kujtojnë me nostalgji këto biseda përreth tavolinës, si çastet më të bukura që kanë kaluar me familjen e tyre.

4 Para gjumit: Për disa familje, koha më e mirë për të shqyrtuar shkrimin e ditës është para se të shkojnë në shtrat. Gjithashtu, ky mund të jetë një rast i mirë edhe për t’u lutur së bashku. Kur fëmijët ju dëgjojnë të flisni për Jehovain dhe t’i luteni atij çdo ditë, Ai bëhet real për ta.

5 Jehovai i bekoftë përpjekjet tuaja për të ngulitur të vërtetën te fëmijët tuaj, duke përdorur sa më mirë broshurën Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë!

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo