BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 8/05 f. 3
  • Tani është koha për të predikuar!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Tani është koha për të predikuar!
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
  • Material i ngjashëm
  • Pionierët japin dhe marrin bekime
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Bekimet e shërbimit si pionier
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • «Do të ishe një pionier i mirë!»
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2010
  • A mund të hysh në ‘një derë të gjerë që të çon në aktivitet’?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
km 8/05 f. 3

Tani është koha për të predikuar!

1. Pse tani është koha për të predikuar?

1 «Kini frikë Perëndinë dhe jepini lavdi.» Nën drejtimin engjëllor ky mesazh po i shpallet «çdo kombi, fisi, gjuhe dhe populli». Përse? «Sepse ka mbërritur ora e gjykimit prej [Perëndisë].» Sot, po jetojmë në këtë ‘orë gjykimi’, kulmi i së cilës do të jetë shkatërrimi i këtij sistemi. Është jetësore për njerëzit që të ‘adhurojnë Atë që bëri qiellin, tokën, detin dhe burimet e ujërave’. Asnjë vepër tjetër që po kryhet sot nuk mund të krahasohet me rëndësinë dhe urgjencën e shpalljes së këtij ‘lajmi të mirë të përhershëm’. Po, tani është koha për të predikuar!​—Zbul. 14:6, 7.

2. Si po tregojnë shërbëtorët e Jehovait se e kuptojnë urgjencën e kohëve që po jetojnë?

2 Gjatë dhjetë viteve të fundit, shërbëtorët e Jehovait kanë kaluar gati 12 miliardë orë në veprën e predikimit të Mbretërisë dhe të bërjes së dishepujve. Shumë veta kanë bërë ndryshime në jetën e tyre për të marrë pjesë më plotësisht në këtë korrje frymore. (Mat. 9:37, 38) Për shembull, vitin e kaluar, çdo muaj kanë shërbyer si pionierë mesatarisht më shumë se 850.000 lajmëtarë. Për pionierët e rregullt, kjo do të thotë të bëjnë mesatarisht 70 orë shërbimi çdo muaj, ndërsa për pionierët ndihmës 50 orë.

3. Çfarë ndryshimesh duhet të bëjnë shpesh lajmëtarët, që të shërbejnë si pionierë?

3 Çfarë nevojitet për të qenë pionierë: Pasi e kuptojnë se «koha që mbetet është shkurtuar», pionierët përpiqen të bëjnë një jetë sa më të thjeshtë. (1 Kor. 7:29, 31) Përpiqen të mos bëjnë shumë shpenzime, në mënyrë që të mos u duhet të punojnë për shumë orë. Për shembull, disa kanë marrë shtëpi më të vogla. Disa të tjerë kanë eliminuar të gjitha gjërat e panevojshme. (Mat. 6:19-21) Shpesh, heqin dorë edhe nga gjërat që do të donin të bënin në jetë. Dhe e gjithë kjo bëhet që t’i kushtojnë më shumë kohë dhe vëmendje shërbimit. (Efes. 5:15, 16) Me këmbëngulje, me frymë vetëmohimi dhe duke u mbështetur gjithmonë te Jehovai, shumë lajmëtarë kanë mundur të bëjnë një program praktik që u jep mundësi të shërbejnë si pionierë.

4. Çfarë hapash praktikë mund të të ndihmojnë që të arrish synimin për të shërbyer si pionier?

4 Po ti, a mund të shërbesh si pionier? Pse të mos pyesësh pionierët e suksesshëm se si ia dalin? Puno me ta në shërbim dhe provo edhe ti gëzimin e tyre. Kërko në botimet tona ata artikuj që flasin për këtë lloj shërbimi. Vër synime praktike që mund të të çojnë hap pas hapi drejt shërbimit si pionier. Nëse ka gjëra që në këtë moment të pengojnë për të shërbyer si pionier, shprehja në lutje Jehovait dhe kërkoji që të të ndihmojë t’i kapërcesh këto pengesa.​—Prov. 16:3.

5. Si na ndihmon shërbimi si pionier që të aftësohemi më shumë në shërbim?

5 Të bekuar dhe të gëzuar: Shërbimi si pionier bën që ta përdorim Fjalën e Perëndisë sa më mirë dhe kjo në vetvete sjell gëzim të madh. «Është diçka vërtet e dobishme të dish ta përdorësh drejt Fjalën e Perëndisë,​—komentoi një motër e re pioniere.​—Kur shërben si pioniere, e përdor shumë shpesh Biblën. Tani, kur predikoj nga shtëpia në shtëpi, arrij të gjej shkrimet që i përshtaten çdo njeriu që takoj.»​—2 Tim. 2:15.

6. Në çfarë drejtimi na stërvit shërbimi si pionierë?

6 Shërbimi si pionier na aftëson gjithashtu edhe në fusha të tjera të jetës. I ndihmon të rinjtë të organizojnë me mençuri kohën e të ardhurat, si dhe të shkojnë mirë me të tjerët. Si rezultat i këtij shërbimi, shumë prej tyre fitojnë një pikëpamje më frymore për jetën. (Efes. 4:13) Për më tepër, pionierët kanë mundësi ta shohin më shpesh dorën e Jehovait që u vjen në ndihmë.​—Vep. 11:21; Filip. 4:11-13.

7. Si na ndihmon shërbimi si pionier që të afrohemi më shumë me Jehovain?

7 Ndoshta një nga bekimet më të mëdha të këtij shërbimi, është se na ndihmon të afrohemi më shumë me Jehovain. Kjo mund të jetë mjaft forcuese në kohë sprove. Pasi kishte kaluar një periudhë vërtet të vështirë, një motër tha: «Marrëdhënia e ngushtë që krijova me Jehovain kur isha pioniere, më ndihmoi të kapërceja problemet që hasa.» Ajo shtoi: «Jam vërtet e kënaqur që i kam shërbyer në kohë të plotë Jehovait për shumë vjet. Ky lloj shërbimi më mësoi të isha e dobishme në disa drejtime që nuk ma merrte mendja.» (Vep. 20:35) Paçim edhe ne bekime të tilla në jetë, ndërkohë që bëjmë më të mirën në veprën e predikimit, vepra më e rëndësishme sot!​—Prov. 10:22.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo