BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 9/06 f. 1
  • Letra nga Dega

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Letra nga Dega
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
  • Material i ngjashëm
  • Shërbimi në Bethel—Nevojiten më shumë vullnetarë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
  • A mund të jetë kjo karriera më e mirë për ty?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • A mund të jemi të gatshëm?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
  • Të shikojmë me çmueshmëri «Shtëpinë e Perëndisë»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
km 9/06 f. 1

Letra nga Dega

Të dashur lajmëtarë të Mbretërisë!

Çfarë gëzimi dhe inkurajimi ka qenë të shikonim 5.153 të pranishëm në programin e Kushtimit të Bethelit të ri, që u mbajt më 4 qershor 2006! Lajmëtarë dhe të interesuar nga Shqipëria dhe Kosova, bashkë me qindra mysafirë nga më shumë se 30 shtete, treguan vlerësimin e tyre për vizitën e vëllezërve nga Trupi Udhëheqës. Patjetër, ky rast do të çojë përpara interesat e Mbretërisë kudo ku flitet gjuha shqipe në botë.

Struktura dhe veprimtaria e Bethelit po thjeshtohen në shumë vende të botës. Si pasojë, edhe në Shqipëri disa nga familja Bethel kanë marrë caktime të reja dhe janë caktuar për të shërbyer ku ka më shumë nevojë në fushë. Kështu, mund të përdorin sa më mirë stërvitjen e shkëlqyer që kanë marrë në Bethel. Familja Bethel, edhe pse me një numër më të vogël, do të vazhdojë të plotësojë nevojat e fushës.

Një pjesëtar i Trupit Udhëheqës komentoi: «Për punën e shtypjes mund të blejmë pajisje dhe makineri, por makineritë nuk mund të predikojnë lajmin e mirë.» Pra, duke imituar këtë frymë, po përpiqemi të përdorim me mençuri mjetet që Jehovai na ka vënë në dispozicion dhe kontributet e vëllezërve, për t’u përqendruar në veprën jetëshpëtuese të predikimit.

Kjo ka shumë rëndësi, sidomos në territorin tonë ku ka ende shumë mundësi për rritje. Ka një nevojë të theksuar për më shumë «punëtorë në të korrat.» (Mat. 9:37, 38) Pra, po ju inkurajojmë të synoni për të rritur shërbimin tuaj, sidomos duke përdorur sa më shumë në veprën e predikimit ‘pajisjet’ që Jehovai ka siguruar për fushën tonë: Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re, librin Çfarë mëson vërtet Bibla? dhe librin Të arsyetojmë.

Jemi të sigurt që Jehovai do t’i bekojë me bollëk përpjekjet tona në këtë drejtim. Dëshirojmë të bëhemi gati për një rritje të mëtejshme në organizatën e Jehovait në Shqipëri dhe në Kosovë. Kështu që, në plotësim të profecisë biblike, sa më shumë njerëz «të shpëtojnë» dhe ‘të bëhet vullneti i Jehovait’.—1 Tim. 2:4; Vep. 21:14.

Vëllezërit tuaj,

Zyra e Degës

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo