Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 15 mars
«Njerëzit flasin shpesh për ardhjen e Jezu Krishtit. A mendoni se duhet ta presim me padurim këtë apo duhet t’i frikësohemi? [Të presim përgjigjen.] Shikoni se çfarë mendonte për këtë Gjoni, një nga shkrimtarët e Biblës. [Të lexojmë Zbulesën 22:20.] Kjo revistë shpjegon se çfarë do të realizojë ardhja e Krishtit.»
Zgjohuni! mars
«Shumë udhëheqës botërorë duket që janë tepër krenarë. A mendoni se ky qëndrim ndikon për mirë në paqen dhe harmoninë botërore? [Të presim përgjigjen.] Ja çfarë thotë Bibla për krenarinë. [Të lexojmë Proverbat 16:18.] Ky artikull shpjegon dobitë që vijnë kur jemi modestë ose të përulur.» T’ia drejtojmë vëmendjen në artikullin e faqes 20.
Kulla e Rojës 1 prill
«Pothuajse çdo ditë na lindin pyetje lidhur me shëndetin, familjen dhe punën. Ku mendoni se mund të gjejmë përgjigje të besueshme dhe praktike? [Të presim përgjigjen.] Shikoni se çfarë thotë Bibla te 2 Timoteut 3:16. [E lexojmë.] Kjo revistë tregon se si mund të na ndihmojë Bibla në shumë mënyra praktike.»
Zgjohuni! prill
«Në shumë pjesë të botës, njerëzit po shohin një rënie të normave morale. A e keni vënë re një gjë të tillë? [Të presim përgjigjen.] Kushtet e sotme përmbushin një profeci biblike. [Të lexojmë 2 Timoteut 3:2-4.] Kjo revistë tregon se çfarë do të thotë kjo rënie morale dhe ku po e çon njerëzimin.»