BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 3/07 f. 4
  • «Si do të përgjigjeshe?»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Si do të përgjigjeshe?»
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
  • Material i ngjashëm
  • Për lexuesit tanë
    Zgjohuni!—2006
  • (1) Një pyetje, (2) një shkrim dhe (3) një kapitull
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
  • Rubrikë e re për të nisur biseda
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2016
  • Lexuesve tanë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
km 3/07 f. 4

«Si do të përgjigjeshe?»

1. Çfarë vështirësish kanë shumë prej nesh?

1 A jeni ndër ata që e duan Fjalën e Perëndisë, por që e kanë të vështirë të mbajnë mend hollësi të tregimeve biblike apo vendin ku gjenden në Bibël disa citime? A do të donit që fëmijët tuaj t’i kenë të qarta disa fakte ose mësime bazë të Biblës? Rubrika «Si do të përgjigjeshe?» që del çdo muaj në faqen 31 të revistës Zgjohuni!, mund të ndihmojë që, si të vegjlit, ashtu edhe të mëdhenjtë ta njohin më mirë Fjalën e Perëndisë.​—Vep. 17:11.

2. Si mund të përdoren disa pjesë të rubrikës «Si do të përgjigjeshe?»

2 Si mund të përfitoni sa më shumë nga kjo rubrikë? Zgjohuni! i janarit 2006 jepte sugjerimet e mëposhtme: «Hapeni pak revistën në faqen 31. Disa pjesë të saj do të jenë me interes për fëmijët dhe të rinjtë; pjesë të tjera do të vënë në provë kujtesën e atyre që kanë njohuri më të thella për Biblën. Pjesa ‘Kur ka ndodhur?’ do t’ju ndihmojë të krijoni një kronologji që tregon se kur jetuan personazhet biblike dhe kur ndodhën ngjarjet e rëndësishme. Përgjigjet e shumicës së pyetjeve do të dalin në një faqe të veçantë, në të njëjtin numër, dhe do të botohen mbrapsht, kurse përgjigjet e pjesës ‘Nga ky numër’ gjenden nëpër artikujt e revistës. Përse të mos bëni ca kërkime para se të lexoni përgjigjet e pastaj të flitni me të tjerët për ato që keni mësuar? Gjithashtu mund ta përdorni rubrikën e re ‘Si do të përgjigjeshe?’ si bazë për bisedat biblike në familje ose në grup.»

3. Si kanë përfituar disa familje nga kjo rubrikë dhe çfarë pjese e saj ju pëlqen më shumë juve?

3 Në të vërtetë, shumë familjeve u pëlqen ta përdorin këtë rubrikë si bazë për studimin familjar. Një nënë shkruan: «Mua dhe burrit na u duk ide e mirë të përfshinim në studimin familjar pjesën ‘Fëmijë: Gjeni figurat’ që ta bënim studimin sa më të gjallë dhe interesant për vajzën tonë trevjeçare. Kënaqemi kur e shohim që, gjithë qejf, merr kopjen e saj të revistës Zgjohuni! dhe i shfleton të gjitha faqet një më një derisa e gjen atë që po kërkon.» Një baba nga Brazili thotë: «Mua dhe djalit tim 7 vjeç na pëlqen shumë kjo rubrikë e revistës Zgjohuni! Kjo e ka ndihmuar Moizezin të jetë i vëmendshëm, t’i gjejë vetë shkrimet në Bibël, të kuptojë figurat dhe të njohë datat.» Ashli, tetë vjeçe, shkruan: «Faleminderit për pjesën ‘Si do të përgjigjeshe?’ në fund të revistës Zgjohuni! Prej saj mësoj shumë rreth Biblës.»

4. Si mund ta bëjë një familje këtë rubrikë pjesë të studimit familjar?

4 Pse të mos e shqyrtoni herë pas here rubrikën «Si do të përgjigjeshe?» gjatë studimit tuaj familjar? Mund të përdorni Treguesin ose Bibliotekën Watchtower në CD-ROM që mund të jenë në dispozicion në një nga gjuhët që kuptoni, për të gjetur përgjigjet e disa pyetjeve më të vështira. Kështu do t’u mësoni fëmijëve si të bëjnë kërkime. Nëse keni fëmijë më të rritur, pse nuk u caktoni si detyrë që, para studimit familjar, të bëjnë kërkime për ndonjë pjesë më të vështirë siç është pjesa: «Kush jam?» ose «Kur ka ndodhur?» Pastaj, gjatë studimit, mund të tregojnë se çfarë kanë mësuar nga kërkimet. Përdorimi i efektshëm i kësaj faqeje është një mënyrë se si prindërit mund t’ua ngulitin Fjalën e Perëndisë fëmijëve të tyre, duke i ndihmuar kështu të njohin «shkrimet e shenjta» që nga foshnjëria.​—2 Tim. 3:15; Ligj. 6:7.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo