BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 7/07 f. 1-2
  • «Lum kush vazhdon të qëndrojë në sprovë!»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Lum kush vazhdon të qëndrojë në sprovë!»
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
  • Material i ngjashëm
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2017
  • Si duhet t’i shohim sprovat?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
  • Qëndrueshmëria shpërblehet
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
  • Si ta ruash gëzimin mes sprovave
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për studim)
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
km 7/07 f. 1-2

«Lum kush vazhdon të qëndrojë në sprovë!»

1 Të gjithë të krishterët përballen me sprova. (2 Tim. 3:12) Sprovat mund të shfaqen në formën e sëmundjeve, vështirësive ekonomike, tundimeve, përndjekjeve ose në shumë forma të tjera. Sprovat që na shkakton Satanai kanë për qëllim të na ngadalësojnë, të na bëjnë të lëmë pas dore shërbimin e krishterë ose të mos i shërbejmë më fare Perëndisë. (Jobi 1:9-11) Pse ndihemi të lumtur kur qëndrojmë në sprova?​—2 Pjet. 2:9.

2 Të parapërgatitemi për sprovat: Jehovai na ka dhënë Fjalën e së vërtetës ku shkruhet edhe për jetën dhe mësimet e Jezuit. Duke dëgjuar dhe duke iu bindur fjalëve të Jezuit, hedhim një themel të fortë, dhe kështu përgatitemi për vështirësitë. (Luka 6:47-49) Marrim forcë edhe nga masa të tjera—nga vëllezërit e krishterë, mbledhjet e kongregacionit dhe botimet e bazuara në Bibël që vijnë nga klasa e skllavit të besueshëm dhe të matur. Gjithashtu, përfitojmë vazhdimisht edhe nga dhurata e lutjes, që na ka dhënë Perëndia.​—Mat. 6:13.

3 Jehovai na ka dhënë edhe një shpresë. Kur krijojmë besim të fortë te premtimet e Jehovait, shpresa jonë bëhet ‘një spirancë për shpirtin, e sigurt dhe e patundur njëkohësisht’. (Hebr. 6:19) Në kohët biblike, anijet nuk niseshin kurrë nga porti pa spirancë me vete, madje as në kohë të mirë. Nëse stuhia niste papritur, spiranca nuk do ta lejonte që era ta përplaste anijen pas ndonjë shkëmbi. Po kështu, duke e ndërtuar tani besimin në premtimet e Perëndisë, do të kemi qëndrueshmëri përballë sprovave të stuhishme. Problemet mund të lindin shumë papritur. Megjithëse vepra e predikimit të Pavlit dhe Barnabës në fillim u prit mirë në Listër, situata ndryshoi shumë shpejt kur atje shkuan judenjtë kundërshtarë.​—Vep. 14:8-19.

4 Qëndrueshmëria sjell lumturi: Kur qëndrojmë të patundur në shërbimin tonë pavarësisht nga kundërshtimet, kjo na jep paqe mendore. Ne gëzojmë kur çmohemi të denjë të çnderohemi për emrin e Krishtit. (Vep. 5:40, 41) Përballimi i sprovave na ndihmon të zhvillojmë më plotësisht përulësinë, bindjen dhe qëndrueshmërinë. (Ligj. 8:16; Hebr. 5:8; Jak. 1:2, 3) Na mëson të mbështetemi te Jehovai, t’u besojmë premtimeve të tij dhe të gjejmë strehë tek ai.​—Prov. 18:10.

5 Ne e dimë se sprovat janë të përkohshme. (2 Kor. 4:17, 18) Sprovat na japin mundësinë të tregojmë sa e thellë është dashuria jonë për Jehovain. Duke qëndruar në sprova, mund t’i japim një përgjigje akuzave të Satanait. Prandaj, nuk dorëzohemi! «Lum kush vazhdon të qëndrojë në sprovë, sepse, kur të miratohet, do të marrë kurorën e jetës!»​—Jak. 1:12.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo