BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 8/07 f. 1
  • Ta adhurojmë Jehovain si familje

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ta adhurojmë Jehovain si familje
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
  • Material i ngjashëm
  • Ndihmë për familjet
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
  • Si bashkëpunojnë anëtarët e familjes për një pjesëmarrje të plotë: Në shërbim
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
  • Të ndërtojmë një familje të fortë frymësisht
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • Familja: Një domosdoshmëri njerëzore!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
km 8/07 f. 1

Ta adhurojmë Jehovain si familje

1 Në kohët biblike, njerëzit bënin shumë aktivitete si familje. Bënin punët e përditshme dhe, ç’është më e rëndësishme, adhuronin Jehovain si familje. (Lev. 10:12-14; Ligj. 31:12) Sot, në mjaft vende, njerëzit nuk bëjnë më së bashku shumë gjëra si familje. Megjithatë, të krishterët e dinë sa e rëndësishme është të bëjnë gjëra bashkë si familje, sidomos kur bëhet fjalë për adhurimin e Perëndisë. Sa shumë duhet të gëzohet Nismëtari i familjes kur sheh familje të tëra që e adhurojnë në unitet!

2 Të predikojmë si familje: Kur pjesëtarët e familjes predikojnë bashkë lajmin e mirë, lidhjet familjare forcohen. Prandaj, përveçse të shoqërojë kongregacionin në predikim, një plak duhet të dalë rregullisht në shërbim edhe me gruan e fëmijët e tij. (1 Tim. 3:4, 5) Edhe mbikëqyrësit udhëtues, megjithëse kanë një program të ngjeshur, lënë kohë për të dalë në shërbim me gratë e tyre.

3 Prindërit që predikojnë me fëmijët e tyre, janë në gjendje t’i ndihmojnë ata të bëhen ungjillëzues më të mirë. Fëmijët do të vërejnë jo vetëm gëzimin dhe kënaqësinë që gjejnë prindërit në shërbim, por edhe dashurinë që tregojnë ata për Jehovain dhe për njerëzit. (Ligj. 6:5-7) Por ama, kjo vazhdon të jetë po aq e rëndësishme edhe ndërsa fëmijët rriten. Një çift vazhdojnë t’i shoqërojnë rregullisht tre djemtë e tyre në shërbim, edhe pse ata janë të moshave 15 deri 21 vjeç. Babai i tyre tha: «U mësojmë diçka sa herë dalim me ta në shërbim. Dhe sigurohemi që kjo të jetë një kohë e këndshme dhe inkurajuese.»

4 Përgatituni së bashku: Shumë familje kanë nxjerrë dobi duke u përgatitur së bashku për në shërbim. Fëmijëve shpesh u pëlqen të praktikojnë prezantimet për në shërbim duke bërë herë rolin e lajmëtarit e herë rolin e të zotit të shtëpisë. Disa e bëjnë këtë për pak minuta në fund të studimit familjar.

5 Gëzimi ynë shtohet kur përfshihemi në veprimtari të rëndësishme dhe të kënaqshme me ata që i duam. Sa bukur është kur pjesëtarët e familjes punojnë së bashku në shërbimin shtëpi më shtëpi ose në bërjen e rivizitave dhe në drejtimin e studimeve biblike! Ndërsa adhuroni Jehovain bashkë me familjen tuaj, mund të thoni me gëzim: «Sa për mua dhe për shtëpinë time, ne do t’i shërbejmë Jehovait.»​—Jos. 24:15.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo