BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 8/07 f. 6
  • Programi i asamblesë speciale njëditore

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programi i asamblesë speciale njëditore
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
  • Material i ngjashëm
  • Poçari i Madh dhe vepra e tij
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Jehovai është Poçari ynë—A e çmon këtë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2016
  • Lejoni që disiplina e Jehovait t’ju modelojë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Programi i asamblesë speciale njëditore
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
km 8/07 f. 6

Programi i asamblesë speciale njëditore

Tema e programit të asamblesë speciale njëditore për vitin e shërbimit 2008 është «‘Ne jemi argjila—Jehovai është Poçari ynë’». Kjo temë bazohet tek Isaia 64:8. Këshillat biblike që do të jepen me anë të këtij programi, do të na rritin vlerësimin për mençurinë, drejtësinë, fuqinë dhe dashurinë e Jehovait, Poçarit të Madh.

Fjalimi i mbikëqyrësit qarkor me temë «Të shërbejmë si enë të nderuara në shërbim», do të na tregojë se si gjithnjë e më shumë njerëz po gëzojnë bekimet e pasura që vijnë kur njohin të vërtetën dhe kur ua mësojnë atë edhe të tjerëve. Fjalimi me temë «Meditimi do t’ju ruajë» do të nxjerrë në pah se si na mbron meditimi serioz për parimet e drejta të Jehovait. Oratori vizitues do të zhvillojë temat «Të mos ‘brumosemi sipas kësaj bote’» dhe «Lejoni t’ju modelojë Poçari i Madh». Prindërit dhe të rinjtë do të inkurajohen nga pjesët «Të rinj që janë të dobishëm për Jehovain» dhe «Roli jetësor i prindërve në procesin e modelimit». Me anë të demonstrimeve dhe intervistave do të kemi kënaqësinë të dëgjojmë dhe të shohim se çfarë po arrijnë në shërbim motrat dhe vëllezërit tanë. Ata që dëshirojnë ta simbolizojnë kushtimin ndaj Perëndisë me anë të pagëzimit në ujë, duhet të njoftojnë mbikëqyrësin drejtues sa më shpejt të jetë e mundur. Mos harroni të merrni me vete edhe revistën Kulla e Rojës që është për t’u studiuar javën e asamblesë speciale njëditore.

Çfarëdo synimi të vërë, Poçari i Madh e çon deri në fund. Por varet nga ne se si do të reagojmë ndaj modelimit të tij. Ata që tregohen të mençur e u nënshtrohen normave dhe rafinimit të Jehovait, mund të marrin formë, të lëmohen dhe të shndërrohen në enë të dobishme, ashtu si argjila në rrotovilen e poçarit. Kur bashkëpunojmë me Jehovain, madhërojmë sovranitetin e tij dhe marrim shumë bekime.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo