Numri special i revistës Zgjohuni! të nëntorit
1 Shumë njerëz bëjnë pyetje të sinqerta për vlerën e Biblës: si mund të quhet Fjala e Perëndisë nëse e kanë shkruar njerëzit? Pse mund t’i besoj Biblës dhe ta lë të më drejtojë në jetë? Po ta lexoj dhe ta studioj Biblën, çfarë do të fitoj në këmbim të kohës dhe përpjekjeve të mia? Cilin përkthim të Biblës duhet të përdor? Këto janë disa nga pyetjet që marrin përgjigje në numrin special të revistës Zgjohuni! të nëntorit, me titull «A mund t’i besoni Biblës?»
2 Është mirë ta shpërndajmë këtë revistë speciale sa më shumë në territor. Nëse është e mundur, gjatë nëntorit bashkëpunoni me kongregacionin çdo të shtunë për të predikuar shtëpi më shtëpi. Tregojani këtë revistë të afërmve, fqinjëve, shokëve të punës e të shkollës, mësuesve dhe atyre që rivizitoni. Merrni me vete kopje të revistës kur shkoni për të bërë pazar ose kur udhëtoni. Pleqtë kanë porositur nga kjo revistë më shumë se zakonisht, kështu që në kongregacion do të vijë një numër i konsiderueshëm.
3 Të fillojmë studim biblik: Nëse lini revistën, mund të hidhni bazat për një studim biblik para se të mbaroni bisedën. Për shembull, mund të thoni: «Herën tjetër, do të doja t’ju tregoja si i përgjigjet Bibla pyetjes: çfarë qëllimi ka Perëndia për tokën?» Pastaj kur të ktheheni, merrni librin Çfarë mëson vërtet Bibla? dhe tregojini të zotit të shtëpisë faqet 4 dhe 5, ose shqyrtoni paragrafët 1-3 të kapitullit 3. Një tjetër mënyrë është: «Herën tjetër do të doja të flisnim për një profeci biblike që po përmbushet pikërisht në kohën tonë.» Kur të ktheheni, tregojini kapitullin 9 të librit dhe shqyrtoni bashkë paragrafët 1-3. Ose thjesht mund t’i thoni: «Shumë e kanë të vështirë ta kuptojnë atë që lexojnë në Bibël. Herën tjetër do të doja t’ju tregoja se si mund ta kuptoni më mirë Biblën.» Kur të ktheheni, prezantojini librin Çfarë mëson vërtet Bibla? dhe tregojini konkretisht se si bëhet një studim.
4 Vetëm Bibla është në gjendje ‘të na bëjë të mençur e të na sjellë shpëtimin’. (2 Tim. 3:15) Prandaj, të gjithë ne duhet të marrim pjesë me zell në shpërndarjen e këtij numri special të revistës Zgjohuni! që t’i ndihmojmë njerëzit të kenë besim te Bibla.