Numri special i revistës Zgjohuni! që do të ofrohet në shtator
1 Gati të gjithë njerëzve u pëlqen kënga e zogjve dhe perëndimi i diellit. Megjithatë, shumë veta nuk e pranojnë që këto i ka krijuar një Atë i dashur qiellor. Prandaj, do të kemi mundësinë e pashoqe të dëshmojmë për pozitën e Jehovait si Krijues duke u ofruar njerëzve një numër special të revistës Zgjohuni! (Isa. 40:28; 43:10) Numri që do të ofrohet në shtator, i kushtohet tërësisht temës: «A ka një Krijues?»
2 Në territor: Nëse është e mundur, përpiquni që çdo të shtunë të bashkoheni me kongregacionin që të predikoni nga shtëpia në shtëpi. Sigurisht, këtë numër special mund ta ofroni edhe në ditët e tjera të javës. Për këtë numër, mund të jenë të interesuar veçanërisht mësuesit dhe të tjerë që punojnë në fushën e arsimit. Prandaj, mund të bëhen përpjekje të veçanta që të vizitohen këta njerëz në territorin tuaj.
3 Nëse tregojnë interes, lini pezull një pyetje që t’i përgjigjeni kur të ktheheni sërish. Për shembull, mund t’i pyesni për ç’arsye do t’i lejonte gjithë këto vuajtje një Krijues i dashur. Pastaj, kur të ktheheni herën tjetër, mund t’ia drejtoni vëmendjen në kapitullin e 1-rë ose të 11-të të librit Çfarë mëson vërtet Bibla?, ose mund të bëni një pyetje për qëllimin që ka Krijuesi për Tokën dhe pastaj të trajtoni kapitullin e 3-të kur të ktheheni.
4 Në shkollë: Nëse jeni në shkollë, pse të mos ia ofroni këtë revistë speciale si dhuratë mësuesve dhe shokëve të klasës? Vetëm duke e parë revistën mbi bankë, të tjerët mund t’ju pyesin për besimin tuaj. Ndoshta do të keni mundësi të përdorni informacionet e kësaj reviste që të mbroni besimin tuaj gjatë diskutimeve në klasë ose kur përgatitni ndonjë referat. Për t’ju ndihmuar, në këtë numër, në rubrikën «Të rinjtë pyesin», do të gjeni artikullin me titull: «Si ta mbroj besimin tim te krijimi?»
5 Jehovai meriton nderimin dhe lavdinë për gjithçka që ka krijuar. (Zbul. 4:11) Mund ta nderojmë Krijuesin tonë dhe t’i ndihmojmë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë duke u ofruar me entuziazëm revistën Zgjohuni! të muajit shtator.