BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 10/07 f. 1
  • T’u japim shpresë të varfërve

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • T’u japim shpresë të varfërve
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
  • Material i ngjashëm
  • Shpejt, askush nuk do të jetë i varfër!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Të ndjekim shembullin e Jezuit dhe të kujdesemi për të varfrit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
  • Fundi i varfërisë afrohet
    Zgjohuni!—1998
  • Sa kohë duhet të presin të varfërit?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
km 10/07 f. 1

T’u japim shpresë të varfërve

1 Jezui u tregoi vëmendje të veçantë atyre që ishin të varfër. Kishte raste kur, me anë të mrekullive, u dha ndihmë materiale dhe shëroi të sëmurët, por interesimi i tij kryesor ishte t’u shpallte ‘lajmin e mirë’ të varfërve. (Mat. 11:5) Edhe sot, të varfrit janë ndër ata që po nxjerrin dobi nga shërbimi i krishterë.—Mat. 24:14; 28:19, 20.

2 Shpresë e vërtetë: Krerët e «krishterimit» shpesh u premtojnë të varfërve se do të begatohen nëse tregohen bujarë me kishën. Megjithatë, Bibla tregon që vetëm Mbretëria e Perëndisë do t’i japë fund varfërisë dhe do të zgjidhë të gjitha problemet e njerëzimit. (Psal. 9:18; 145:16; Isa. 65:21-23) Duke u treguar të varfërve se çfarë mëson vërtet Bibla, u japim shpresë dhe i ndihmojmë që të plotësojnë nevojën e tyre për ta njohur dhe për ta adhuruar Perëndinë.—Mat. 5:3.

3 Farisenjtë në ditët e Jezuit i përçmonin të varfrit duke i quajtur me përbuzje am-harets, ose «njerëz të tokës». Megjithatë, Jezui e konsideronte ‘gjakun e tyre’, ose jetën e tyre, si ‘të çmuar’. (Psal. 72:13, 14) Mund të imitojmë Jezuin dhe ‘t’u japim hir’ të varfërve duke qenë mirëdashës dhe të dhembshur me ta. (Prov. 14:31) Nuk duhet të flasim kurrë me përçmim për ata që jetojnë në lagje të varfra ose të ngurrojmë t’u predikojmë. Shumë nga ata që po e pranojnë mesazhin e Mbretërisë, janë njerëz me të ardhura të pakta.

4 T’i ndihmojmë tani: Parimet që mësojnë nga studimi biblik i ndihmojnë të varfrit të lehtësohen nga pasojat e varfërisë që tani. Për shembull, Bibla e dënon dehjen, bixhozin, dembelizmin, pirjen e duhanit dhe të tjera vese si këto që çojnë në varfëri. (Prov. 6:10, 11; 23:21; 2 Kor. 7:1; Efes. 5:5) Shkrimet nxitin ndershmërinë dhe punën «me gjithë shpirt», cilësi të kërkuara nga punëdhënësit. (Kolos. 3:22, 23; Hebr. 13:18) Në të vërtetë, në një anketë, shumica e punëdhënësve e klasifikuan ndershmërinë dhe besnikërinë si cilësitë që u bëjnë më shumë përshtypje te kandidatët për punë.

5 Jehovai nuk është i pandjeshëm ndaj vuajtjeve të të varfërve. Së shpejti, Jezu Krishti do ta çlirojë «të varfrin që thërret për ndihmë». (Psal. 72:12) Deri atëherë kemi privilegjin t’i ngushëllojmë njerëzit, përfshirë edhe të varfrit, me anë të mesazhit shpresëdhënës të Biblës.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo