Vini synim të drejtoni një studim biblik
1 «Ngrini sytë dhe shihni fushat. Ato janë të bardha për korrje.» (Gjoni 4:35) Këto fjalë të Jezu Krishtit pa dyshim janë më se të vërteta për situatën në të cilën ndodhen shërbëtorët e krishterë sot.
2 Ka akoma njerëz me zemër të ndershme që dëshirojnë të mësojnë udhët e Jehovait. Kjo shihet nga numri i dishepujve të rinj që pagëzohen çdo vit. Çfarë mund të bëni nëse dëshironi vërtet të drejtoni një studim biblik?
3 Vini synim: Si fillim, vini synim të nisni dhe të drejtoni rregullisht një studim biblik. Mbajeni parasysh synimin ndërsa jeni në shërbim. Meqenëse në caktimin tonë të krishterë përfshihet edhe mësimdhënia bashkë me predikimin, secili prej nesh duhet të përpiqet të gjejë dhe të drejtojë edhe më shumë studime biblike.—Mat. 24:14; 28:19, 20.
4 Çfarë tjetër të mbajmë parasysh?: Lutjet e sinqerta janë të domosdoshme për një lajmëtar të Mbretërisë. Ndonjëherë gjejmë njerëz që janë lutur për ndihmë që të njohin Perëndinë. Çfarë bekimi është të përdoresh nga Jehovai për të gjetur dhe mësuar këta njerëz!—Hag. 2:7; Vep. 10:1, 2.
5 Një motër u lut për një studim biblik dhe pastaj te puna e saj la në një vend të dukshëm disa fletushka A dëshiron të dish më shumë për Biblën? Një grua mori një nga fletushkat, e lexoi të gjithën dhe kur filloi të plotësonte kuponin, motra foli me të, dhe kështu arriti të fillonte një studim biblik.
6 Lajmëtarë të tjerë që dinë mirë si të gjejnë dhe të drejtojnë studime biblike, mund t’ju ndihmojnë të arrini synimin për të filluar një studim. Lutjuni Perëndisë ndërsa kërkoni një studim dhe përfitoni nga çdo ndihmë që mund t’ju jepet për të arritur synimin. Ndoshta së shpejti do të keni kënaqësinë të filloni një studim biblik.