Ta shfrytëzojmë sa më shumë kohën kur jemi në shërbim
1 S’diskutohet që kemi shumë për të bërë në shërbim dhe koha që ka mbetur është shkurtuar. (Gjoni 4:35; 1 Kor. 7:29) Duke u organizuar mirë e duke planifikuar që më përpara, mund ta shfrytëzojmë sa më shumë kohën që kemi programuar për shërbimin.
2 Të përgatitemi: Para se të shkojmë në mbledhjen për shërbim, duhet të sigurohemi që të kemi me vete literaturën e nevojshme dhe të kemi përgatitur një prezantim. Pasi të ketë mbaruar mbledhja me lutjen, të dalim menjëherë në shërbim. Kjo do të na japë mundësi të bëjmë sa më shumë në kohën që kemi programuar.
3 Kush është caktuar të drejtojë mbledhjen për shërbim, duhet të fillojë në kohën e duhur. Mbledhja duhet të jetë e shkurtër, jo më tepër se 10 deri 15 minuta. Para se të mbyllë mbledhjen me lutje, drejtuesi duhet të sigurohet që secili lajmëtar ta dijë me kë do të dalë dhe ku do të predikojë.
4 Gjatë shërbimit: Kur mbaron mbledhja për shërbim, s’ka pse të hallakatemi, por duhet të nisemi për në territor. Nëse mendojmë se do të na duhet të largoheni më shpejt nga territori, duhet ta rregullojmë vetë transportin, me qëllim që të mos i duhet edhe pjesës tjetër të grupit të largohet herët. Kur punojmë në grup, duhet të tregohemi të vëmendshëm për të tjerët që ndoshta po na presin të mbarojmë një bisedë. Kështu, ndoshta mund të largohemi me takt nga dikush që do të debatojë ose të lëmë takim për t’u rikthyer te dikush që po tregon interes.—Mat. 10:11.
5 Kur bëjmë rivizitat, mund t’i shmangim udhëtimet e panevojshme duke mbaruar një herë rivizitat në një lagje, pastaj të shkojmë te tjetra. Ndoshta disave mund t’u telefonojmë për t’u siguruar që janë në shtëpi. (Prov. 21:5) Në qoftë se mendojmë se rivizita do të zgjatë paksa, mund të merren masa që pjesëtarët e tjerë të grupit të predikojnë aty afër ose të bëjnë një rivizitë tjetër.
6 Po jetojmë në një kohë korrjeje të madhe frymore. (Mat. 9:37, 38) Së shpejti, kjo vepër do të mbarojë. Prandaj dëshirojmë ta përdorim mirë kohën kur jemi në shërbim.