Programi i Mbledhjes së Shërbimit
Java që fillon më 14 janar
10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Duke përdorur sugjerimet në faqen 8 ose prezantime të tjera që i përshtaten territorit tuaj, të demonstrohet se si të ofrohet Kulla e Rojës e 1 janarit dhe Zgjohuni! e janarit.
15 min.: «Ta shfrytëzojmë sa më shumë kohën kur jemi në shërbim.»a Intervisto një vëlla që është shembullor në mënyrën se si e drejton grupin për në shërbim. Si përgatitet që të drejtojë grupin dhe ta shfrytëzojë sa më shumë kohën në shërbim?
20 min.: «Fjala juaj le të jetë gjithnjë . . . e ndrequr me kripë.»b Kur të shqyrtosh paragrafin 2, lexo Gjonin 4:7-15, 39.
Java që fillon më 21 janar
10 min.: Njoftime lokale. Përmend ofertën e literaturës për muajin shkurt dhe përgatit një prezantim për ta demonstruar. Nëse kongregacioni e disponon në një gjuhë të huaj videon Transfuzioni: Kujdesi mjekësor alternativ plotëson nevojat dhe të drejtat e pacientit, nxiti të gjithë ta shohin teksa përgatiten për diskutimin që do të bëhet në Mbledhjen e Shërbimit javën që fillon më 4 shkurt. Nëse videoja nuk disponohet, njofto materialin e pjesës zëvendësuese. (Shih letrën drejtuar pleqve më datë 10 tetor 2007.)
10 min.: A po e përdorni broshurën Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë? Fjalim dhe diskutim me auditorin, bazuar në parathënien e broshurës Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2008. Diskuto pse është me vlerë të programojmë kohë çdo ditë për të shqyrtuar shkrimin dhe komentin. Ftoje auditorin të komentojë për zakonet që ka lidhur me shqyrtimin e shkrimit të ditës dhe si ka nxjerrë dobi. Një ose dy komente mund të përgatiten që më parë. Thekso shkurtimisht shkrimin për vitin 2008.
25 min.: «‘Të japim dëshmi të plotë për lajmin e mirë.’»c (Par. 1-10) Të mbahet nga mbikëqyrësi i shërbimit. Intervisto një a dy lajmëtarë që shërbyen si pionierë ndihmës ndonjë muaj vitin e kaluar, edhe pse kishin një program të ngjeshur ose ishin sëmurë. Si arritën ta përmbushnin këtë caktim? Çfarë gëzimi provuan? Kur të shqyrtosh paragrafin 7, trego programin e mbledhjeve për shërbim gjatë muajve mars, prill e maj.
Java që fillon më 28 janar
10 min.: Njoftime lokale. Kujtoji lajmëtarët të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin janar. Lexo raportin e llogarisë dhe letrën e falënderimit për kontributet. Diskutim me auditorin, bazuar në Kullën e Rojës së 1 shkurtit dhe Zgjohuni! të shkurtit. Pasi t’i kesh bërë një përmbledhje të shkurtër çdo numri, pyet auditorin se cilët artikuj mund të jenë tërheqës për njerëzit në territor dhe përse. Ftoji të përmendin pika specifike në artikujt që mendojnë të prezantojnë në shërbim. Ç’pyetje mund të bëjnë për të nisur bisedën? Cilin shkrim nga artikulli mund të lexojnë më pas? Si ta lidhin shkrimin me artikullin? Duke përdorur prezantimet model në faqen 8, demonstro si mund të prezantohet secila revistë.
20 min.: «‘Të japim dëshmi të plotë për lajmin e mirë.’»d (Par. 11-17) Në qoftë se kanë ardhur ftesat e Përkujtimit, t’u shpërndahet nga një secilit kur të shqyrtohet paragrafi 14. Trego masat që janë marrë në kongregacionin tuaj për ta shpërndarë fletushkën në të gjithë territorin.
15 min.: «T’i ndihmojmë studentët biblikë të bëhen lajmëtarë të lajmit të mirë.»e Për aq sa e lejon koha, ftoje auditorin të komentojë shkrimet e përmendura.
Java që fillon më 4 shkurt
10 min.: Njoftime lokale. Të trajtohet Kutia e pyetjes.
10 min.: Nevoja lokale.
25 min.: «A po e zvarritni?» (Ose pjesa zëvendësuese.) Të mbahet nga një plak. Fillo menjëherë diskutimin me auditorin për videon Nevojat dhe të drejtat e pacientit, duke përdorur pyetjet që janë në artikull. Në mbyllje, lexoje paragrafin e fundit dhe nxiti të gjithë të shqyrtojnë me kujdes artikujt e përmendur nga Kulla e Rojës dhe Shërbimi ynë i Mbretërisë. Shpjego se ata që ende nuk kanë marrë vendime personale lidhur me fraksionet e gjakut dhe procedurat mjekësore, mund të përdorin për këtë gjë tabelat e shtojcës së Shërbimi ynë i Mbretërisë, nëntor 2006.
[Shënimet]
a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.
b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.
c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.
d Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.
e Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.