Udhëzime për Përkujtimin
Pleqtë duhet t’u kushtojnë vëmendje çështjeve të mëposhtme gjatë përgatitjeve për Përkujtimin:
◼ Sigurohuni që simbolet të mos kalohen para se të ketë perënduar dielli.
◼ Duhet të jetë siguruar dhe bërë gati lloji i përshtatshëm i bukës dhe i verës.—Shih Kullën e Rojës, 15 shkurt 2003, faqet 14, 15.
◼ Pjatat, gotat, një tryezë dhe një mbulesë tryeze e përshtatshme, duhet të sillen në sallë dhe të vendosen më përpara.
◼ Salla e Mbretërisë ose ndonjë vend tjetër mbledhjeje, duhet të jetë krejtësisht e pastër përpara kohe.
◼ Përcjellësit dhe ata që ndihmojnë për të kaluar simbolet, duhet të jenë zgjedhur dhe udhëzuar më përpara për detyrat e tyre, për procedurën e përshtatshme që duhet ndjekur, si dhe për nevojën për të pasur një veshje, krehje dhe një paraqitje dinjitoze.
◼ Duhen marrë masa për t’i shërbyer çdo të mirosuri që është i sëmurë dhe s’mund të jetë i pranishëm.
◼ Nëse është programuar që e njëjta Sallë Mbretërie të përdoret nga disa kongregacione, duhet të ketë një organizim të mirë ndërmjet kongregacioneve, në mënyrë që të shmangen ngjeshjet e panevojshme në sallë, në hyrje, në trotuare dhe në vendqëndrimin e makinave.
◼ Nëse do të përdoret një vend tjetër mbledhjeje, sigurohuni që të ketë një sistem akustik të përshtatshëm, në mënyrë që të gjithë të pranishmit të arrijnë ta dëgjojnë oratorin.