BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 12/08 f. 1
  • Predikimi kërkon qëndrueshmëri

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Predikimi kërkon qëndrueshmëri
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
  • Material i ngjashëm
  • Qëndro pranë organizatës së Jehovait
    Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait
  • «Lejoni që qëndrueshmëria ta kryejë plotësisht punën e saj»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2016
  • «Mendoni me kujdes» për qëndrueshmërinë e Jezuit
    «Eja e bëhu dishepulli im»
  • Qëndrueshmëria shpërblehet
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
km 12/08 f. 1

Predikimi kërkon qëndrueshmëri

1 Apostulli Pavël gjeti kënaqësi në veprën e ungjillëzimit për më se 30 vjet. Ashtu si çdo gjë me vlerë për të cilën ia vlen të përpiqesh, edhe predikimi i tij nuk ishte aq i lehtë. (2 Kor. 11:23-29) Por Pavli nuk u dorëzua. (2 Kor. 4:1) E kuptonte se fuqia për të qëndruar ndërsa përmbushte shërbimin, do t’i vinte nga Jehovai. (Filip. 4:13) Duke menduar për qëndrueshmërinë e tij me besnikëri, Pavli mund të thoshte: «Bëhuni imituesit e mi, ashtu si unë jam i Krishtit.»—1 Kor. 11:1.

2 Të përballojmë sprovat sot: Shumë nga vëllezërit tanë përballen çdo ditë me talljen, kundërshtimin dhe indiferentizmin e pjesëtarëve të familjes, shokëve të punës apo të shkollës. (Mat. 10:35; Gjoni 15:20) Ndoshta edhe ti ke sprova të tilla. Ndoshta po lufton me ndonjë problem shëndetësor, ose çdo ditë lufton me shpërqendrimet dhe tundimet që vënë në provë besimin dhe qëndrueshmërinë tënde. Mund të forcohemi nëse shqyrtojmë shembujt e shërbëtorëve besnikë në të kaluarën dhe shembujt e të bashkëkrishterëve të sotëm që kanë hasur sprova dhe i kanë kapërcyer ato.—1 Pjet. 5:9.

3 Mund të marrim fuqi për të qëndruar të patundur në shërbim kur ‘veshim armaturën e plotë të Perëndisë’. (Efes. 6:10-13, 15) Shumë të rëndësishme janë edhe lutjet për qëndrueshmëri. Perëndia na jep frymën e tij të shenjtë që të përballojmë sprovat. (2 Kor. 6:4-7) Që t’ia dalim mbanë në luftën tonë frymore, duhet t’u vëmë veshin përkujtuesve të Perëndisë që të na rigjallërojnë frymën. (Psal. 119:24, 85-88) Ashtu si fëmija lexon e rilexon letrën nga babai i tij i dashur, edhe ne, nëse lexojmë çdo ditë Biblën, forcojmë marrëdhënien me Jehovain. Studimi i rregullt personal na jep mençuri për të përballuar sprovat, pasi kështu lejojmë që mendimet e Perëndisë të ndikojnë në vendimet tona dhe të na forcojnë integritetin.—Prov. 2:10, 11.

4 Qëndrueshmëria sjell bekime: Ashtu si në rastin e Pavlit, qëndrueshmëria jonë e palëkundur ndërsa kryejmë shërbimin, i gëzon zemrën Jehovait dhe na sjell bekime ne dhe të tjerëve. (Prov. 27:11) Qofshim të vendosur të ngulmojmë në shërbimin tonë, duke treguar kështu që besimi ynë është i qëndrueshëm dhe «me një vlerë shumë më të madhe se ari që prishet, megjithëse është i provuar me zjarr».—1 Pjet. 1:6, 7.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo