BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 5/09 f. 1
  • Të mësojmë me thjeshtësi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të mësojmë me thjeshtësi
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2009
  • Material i ngjashëm
  • Tri këshilla si të jemi mësues më të mirë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2012
  • Imitoni Mësuesin e Madh
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
  • I kuptueshëm për të tjerët
    Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
  • «Asnjeri tjetër nuk ka folur kurrë kështu»
    «Eja e bëhu dishepulli im»
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2009
km 5/09 f. 1

Të mësojmë me thjeshtësi

1. Cili është një faktor i rëndësishëm për t’i mësuar të tjerët qartë dhe në mënyrë të efektshme?

1 Thjeshtësia është një faktor mjaft i rëndësishëm për t’i mësuar të tjerët në mënyrë të efektshme. Shqyrtimi i mënyrës si mësonte Mësuesi i Madh, Jezui, mund të na ndihmojë të përmirësojmë ‘artin e mësimdhënies’.—2 Tim. 4:2; Gjoni 13:13.

2. (a) Çfarë do të thotë të mësojmë me thjeshtësi? (b) Si ndikon kjo lloj mësimdhënieje?

2 Të flasim me thjeshtësi: Në Predikimin në Mal, gjejmë disa nga të vërtetat më të thella të thëna ndonjëherë nga njeriu, të shprehura të gjitha me thjeshtësi. (Mat., kap. 5-7) Turma që e dëgjonte Jezuin «mbeti e mahnitur nga mënyra se si mësonte». Rojat e dërguara për ta arrestuar, u prekën kaq shumë nga fjalët e tij, sa thanë: «Asnjeri tjetër nuk ka folur kurrë kështu.» (Mat. 7:28, 29; Gjoni 7:46) Nuk ka nevojë të përdorim fjalë të mëdha, shprehje të ndërlikuara ose ilustrime të hollësishme për t’ua bërë të vërtetën më bindëse të tjerëve. E vërteta mund të shpjegohet qartë duke përdorur terma të njohur gjerësisht.

3. (a) Pse disa mund të kenë prirjen t’u japin shumë informacione dëgjuesve? (b) Si mund të shmanget kjo?

3 Të përcaktojmë sa informacion do të japim: Jezui mori parasysh auditorin kur vlerësoi se sa informacion do t’u jepte në një rast. (Gjoni 16:12) Duhet të vëzhgojmë dhe të jemi elastikë në këtë aspekt, sidomos kur u japim dëshmi të afërmve, personave që sapo kanë filluar të tregojnë interes ose fëmijëve. Duhet të kemi kujdes që të mos i mbytim me informacione, madje as kur mund të duket se po na dëgjojnë me vëmendje. Ata që kanë një zemër të sinqertë, do të vazhdojnë të marrin njohuri për Perëndinë e vërtetë, Jehovain.—Gjoni 17:3; 1 Kor. 3:6.

4. Pse është më dobiprurëse të përqendrohemi në pikat kryesore sesa në hollësi?

4 Të përqendrohemi në pikat kryesore: Jezui nuk i ndërlikoi mësimet e tij duke përfshirë shumë hollësi. Kur ai tha «të gjithë ata që janë në varre, . . . do të dalin», nuk ishte koha që ai ta zgjeronte më tej duke u treguar dy përfundimet që do të kishin ata që do të ringjalleshin. (Gjoni 5:28, 29) Kur drejtojmë studime biblike, duhet të përqendrohemi në pikat kryesore dhe të frenojmë prirjen për të futur në bisedë informacione të panevojshme që nuk janë në materialin që po shqyrtojmë.

5. Ç’bekim mund të marrim kur mësojmë me thjeshtësi?

5 Sa mirënjohës jemi që Jehovai na e ka mësuar me thjeshtësi gjithçka që duhet të dimë! (Mat. 11:25) Le të përpiqemi edhe ne të mësojmë me thjeshtësi dhe kështu të provojmë gëzimin që vjen nga një shërbim i frytshëm.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo