A jeni gati për shkollën?
1. Ç’mundësi ju presin kur të filloni shkollën?
1 Pavarësisht nëse ky është viti i parë që shkoni në shkollë apo jo, ju të rinj të krishterë do të hasni sfida dhe presione të reja. Por nga ana tjetër, do të keni edhe mundësi të tjera ‘për të dhënë dëshmi për të vërtetën’. (Gjoni 18:37) A jeni të përgatitur mirë dhe gati për të dhënë dëshmi?
2. Në ç’mënyra përgatiteni për në shkollë?
2 Për t’ju ndihmuar që t’ia dilni mbanë në çdo drejtim të jetës, keni marrë mjaft stërvitje nga Jehovai, nga prindërit e nga skllavi i besueshëm dhe i matur. (Prov. 1:8; 6:20; 23:23-25; Efes. 6:1-4; 2 Tim. 3:16, 17) Pa dyshim ju e dini se çfarë sfidash ju presin në shkollë. Duke pasur stërvitjen nga Perëndia dhe duke njohur mjedisin me të cilin do të keni të bëni, përgatituni për të dhënë dëshmi. (Prov. 22:3) Shqyrtoni me kujdes udhëzimet dhe sugjerimet praktike nga Shkrimet që jepen në dy vëllimet Të rinjtë pyesin, si edhe në artikujt e lidhur me to që dalin rregullisht në revistën Zgjohuni!
3. Në ç’mënyra do të mund të jepni dëshmi?
3 Territori juaj unik do t’ju japë mundësi të jepni dëshmi në shumë mënyra. Kur të shohin mënyrën shembullore si visheni e rregulloheni, silleni e flisni, respektin tuaj për shokët e klasës e mësuesit, e madje edhe notat, dhe të kuptojnë se e keni ndërtuar jetën mbi themele të forta, disa mund të pyesin: «Pse jeni kaq ndryshe nga të tjerët?» (Mal. 3:18; Gjoni 15:19; 1 Tim. 2:9, 10) Kështu mund t’ju jepet rasti për të dhënë dëshmi dhe për të shpjeguar bindjet tuaja. Gjatë vitit, ndoshta do të hasni sprova si ceremoni dhe festa nacionaliste. Nëse ju pyesin përse nuk merrni pjesë, a do të thoni thjesht: «Është kundër fesë sime; jam Dëshmitar i Jehovait», apo do të përfitoni nga rasti për të dhënë dëshmi për Atin tuaj të dashur, Jehovain? Përgatitja e mirë nën drejtimin e Jehovait, do t’ju ndihmojë të jeni gati për t’u dhënë një dëshmi të shkëlqyer mësuesve, shokëve të klasës dhe të tjerëve.—1 Pjet. 3:15.
4. Pse jeni të sigurt se mund të keni një vit shkollor të suksesshëm?
4 Megjithëse mund të jeni pak në merak në lidhje me shkollën, dijeni se keni mbështetjen e shumë njerëzve që duan të kaloni një vit shkollor të suksesshëm. Përveç kësaj, gëzohemi bashkë me ju që keni përpara shumë mundësi për të dhënë dëshmi në territorin tuaj unik. Prandaj, jini të guximshëm dhe gati për shkollën!