Të rinj: Përfitoni nga shkolla
1 Si ndiheni kur rifilloni shkollën pas pushimeve të verës? A jeni të etur që të nxirrni dobi nga një tjetër vit shkollimi? A do të përfitoni nga mundësitë që ju jep shkolla për ta ndarë të vërtetën me shokët tuaj të klasës dhe me mësuesit? Jemi të sigurt se ju dëshironi të bëni më të mirën në shkollë.
2 Ji një nxënës i mirë: Nëse përgatitesh mirë gjatë viteve të shkollës dhe i kushton asaj mjaft vëmendje, do të nxjerrësh dobi të përhershme prej saj. Ji i zellshëm për sa i përket përkujdesjes për detyrat e shkollës, por mos lejo që kërkesat e shkollës të ndërhyjnë në aktivitetet teokratike.—Filip. 1:10.
3 Nise vitin e ri shkollor duke lexuar broshurën Dëshmitarët e Jehovait dhe Arsimimi. Pastaj, ti ose prindërit, jepuni nga një kopje secilit prej mësuesve të tu. Bëju të ditur se do të marrin përgjigje për çdo pyetje që mund të kenë. Kjo do t’i ndihmojë ata të kuptojnë më mirë besimin dhe parimet e tua dhe që të bashkëpunojnë me ty, ndërsa aplikon atë që ke mësuar. Gjithashtu, kjo gjë do t’i sigurojë mësuesit se ti dhe prindërit e tu dëshironi të bashkëpunoni me ta, ndërsa të ndihmojnë që të fitosh një arsimim të vlefshëm.
4 Ji një dëshmues i mirë: Përse të mos e shohësh shkollën si territorin tënd personal për dëshmi joformale? Gjatë vitit të ardhshëm shkollor, do të kesh mundësi unike për të dëshmuar. Ti zotëron njohuri të mrekullueshme frymore që po ta ndash me të tjerët mund «të shpëtosh si veten, ashtu dhe ata që të dëgjojnë». (1. Tim. 4:16, BR) Duke mbajtur një sjellje shembullore të krishterë dhe duke dëshmuar sa herë që të jetë e përshtatshme, do të nxjerrësh dobi ti vetë, si edhe të tjerët.
5 Një vëlla i ri u dha dëshmi joformale nxënësve të tjerë të shkollës. Midis atyre që u përgjigjën pozitivisht ishin një katolik, një ateist që e kishte zakon t’i tallte ata që besonin te Perëndia si dhe një i ri që i pinte cigaret njëra pas tjetrës, pa ndërprerje dhe që ishte tepër i dhënë pas pijeve alkoolike. Si përfundim, ky i ri ndihmoi 15 prej bashkëmoshatarëve të tij deri në dedikim dhe pagëzim!
6 Prandaj, të rinj, kushtojuni mësimit dhe punimit të territorit tuaj unik të dhënies së dëshmisë. Atëherë do të gëzoni dobitë më të mëdha që vijnë nga vajtja në shkollë.